BREAKING NEWS

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët (DETAJET)

Njoftim i rëndësishëm nga Policia/ Si dhe në cilat shtete
x

Politike

Situata politike e trazuar/ Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i qeverisë Hoti

Situata politike e trazuar/ Mustafa tregon se kur mund të mbahet votimi i

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur se ekziston mundësia që seanca për votimin e qeverisë të mbahet nesër ose ditën e hënë.

Në një prononcim për mediat, Mustafa e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të drejtë, duke theksuar se e priste një vendim të tillë.

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi, ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit. Tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit Parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit, por edhe me partnerët tanë të AAK-së, Nismën dhe partnerët e tjerë. Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia qe të mbahet të hënën, nëse çdo gjë është në rregull”, tha ai.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi dje pro dekretit të presidentit Thaçi, për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministrin e ri të vendit.