Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Situata politike në vend, Arben Pëllumbi: Fushatat e PS do zhvillohen online, ndryshimet në qeveri janë në dorë të kryeministrit

Situata politike në vend, Arben Pëllumbi: Fushatat e PS do zhvillohen

Situata politike në vend vijon të jetë e trazuar. Partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës edhe pse janë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Të ndikuar nga pandemia duket se fushata nuk do të jetë e njëjtë me mitingjet dhe grumbullimet e njerëzve që jemi mësuar të shohim në këto vite. Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi tha se fushata dhe mbledhjet do të mbahen online dhe do të zhvillohen vetëm takime të ngushta me pak njerëz duke respektuar masat anti-COVID. Gjatë një interviste televizive, ai tha se fushatat zgjedhore këtë vit do të jenë ndryshe, për shkak të COVID-19 dhe se socialistët janë duke u përgatitur që tani me këtë filozofi. "Edhe sikur të mendojmë që në fund të vitit të kemi vaksinën, prapë mendoj se fushata e 25 prillit nuk do të jetë si gjithë të tjerat, është thuajse e sigurt që nuk do kemi mitingje dhe mbledhje në salla të mëdha. Do kemi takime si tani me pak njerëz, mbledhje online, mesazhe online takime të ngushta dhe po bëhet një filozofi e punës tonë të përditshme", tha Pëllumbi. Por një nga qytetet ku situata politike nuk është shumë e qetë është Shkodra. Pak kohë më parë Ditmir Bushati u largua si drejtues politik i PS për këtë qark. Për Arben Pëllumbin largimi i tij ndodhi pasi në qarkun e Shkodrës socialistët nuk kishin më të njëjtin bashkëpunim dhe jo për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë. Madje Pëllumbi shtoi duke bërë një deklaratë të fortë se Bushati filloi kritikat e tij ndaj qeverisë vetëm kur u hoq nga ministër i Jashtëm. "Në Shkodër patëm disa situata politike të partisë e cila nuk kishte me kohezionin e nevojshëm dhe u pa e nevojshme të vinte një drejtues tjetër politik. Ashtu si dhe sot është vendosur dikush tjetër. PS ka një frymë që nuk i ka problem kritikat, debatet apo mendimin ndryshe dhe PS nuk largon askënd. Zoti Bushati ka ikur nga ministër me vendim të Kryeministrit dhe kjo është në dorë të Ramës. Ai u hoq nga ministër dhe pastaj foli", tha Pëllumbi. Nëse ka apo jo ndryshime të tjera në qeveri, për Arben Pëllumbin kjo është në dorë të kryeministrit por që "në korridoret e PS nuk ndihet fryma e ndryshimit të qeverisë".

Më të lexuarat