BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x

Politike

“Situatë alarmante”, shpërthen deputeti i PD: Qeveria alergjike ndaj të ardhmes, ka tejkaluar çdo rekord të zi

“Situatë alarmante”, shpërthen deputeti i PD: Qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ka reaguar në lidhje me të dhënat që dalin nga raportet, ku shqiptarët renditen ndër të parët që largohen nga vendi për të kërkuar azil

Sula thekson se qeveria është alergjike ndaj të ardhmes, duke shtuar se kjo maxhorancë tejkaluar çdo rekord të zi.

REAGIMI

-Qeveria alergjike ndaj të ardhmes!

Qeveria aktuale është alergjike ndaj të ardhmes së vendit të saj. Kjo mazhorancë ka tejkaluar çdo rekord të zi që as nuk ishin paramenduar në qeveritë e kaluara. Kërkesat për azil ekonomik ne vendet e BE-së kanë qenë fenomeni më i përhapur nga 2013 deri më tani. Eksodi i shqiptarëve nuk u ndal as në kohë pandemie. Për të theksuar është se SHQIPTARËT jo thjeshtë emigrojnë por kërkojnë azil. Kjo tregon situatën e pashpresë në vendin e tyre të Sulltanit.

-Por situata është 100 fish më e trishtë, më e papërfytyruar kur mëson se në 7 vitet e fundit mbi 10 mijë të mitur të moshës 14, 15 e 16 vjeç kanë kërkuar strehim në shtetin Italian me pretekstin se në vendin e tyre nuk kanë mbështetje. Kjo është alarmante!

Kushdo ti bëj një kontroll facebook-ut tim gjen me dhjetëra postime për shpopullimin e fshatrave e qyteteve. Kam denoncuar edhe fenomenin e largimit të fëmijëve. Në zonën ku unë jam zgjedhur deputet ndonëse në fshehtësi por që ndodh që prindërit i nisin me duart e tyre fëmijët e mitur në Itali. Ata kanë humbur çdo shpresë se fëmijët e tyre mund të kenë një të ardhme në vendin e tyre ndaj detyrohen sa të bëjnë akte që edhe nuk lejohen ligjërisht. Në Shqipëri modeli shembullor është ai që merret me hashash. Në administrat duhet të paguash ryshfet për të gjetur një vend pune. Këto janë disa nga arsyet më të shpeshta që shqiptarët marrin rriskun që të dërgojnë me duart e tyre drejt vendit fqinj ku deklarohen si të braktisur. Aq të pashpresë ndihen në Shqipëri saqë pranojnë që fëmijët e tyre të shkojnë drejt një të ardhme të pasigurt në një vend të huaj. E kanë më të lehtë të pranojnë fatin që i rezervohet në strehimin në një qendër komunitare në Itali dhe më pas caktimin që i bëhet atje për të marr një zanat.

Por e keqja nuk mbaron me kaq. Ndonëse jo me statistika të sakta por është fenomen i përhapur në Shqipëri ku familjet marrin para borxh për të paguar trafikantët që të çojnë fëmijët e tyre në Angli. Ndërkohë drejtimi që mund të marr një i mitur në një vend aq të largët pa këshillat e prindërve është krejtësisht i paditur.

Kjo është situata e pashpresë në Shqipërinë e kësaj qeverie. Alergjike ndaj rinisë, alergjike ndaj trurit të vendit. Alergjike ndaj mirëqenies së popullit të vendit të saj. Kjo qeveri ka tejkaluar të gjitha limitet. Largimi nuk është zgjidhje, ngritja për ti kërkuar llogari dhe për të imponuar politika më të mira ose të largohet është zgjidhja më e mirë që nënat të mos pleqërojnë me sytë nga dera duke pritur fëmijët e tyre.

 

Më të lexuarat