Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Situatë e komplikuar me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, reagon për herë të parë Gjykata Kushtetuese. Çfarë thuhet për miratimin e Rezolutës së miratuar në Kuvend?

Postuar: 15/11/2019 - 15:24

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një njoftim zyrtar për situatën me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këtij institucioni.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Jemi njohur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë sot, në datën 15.11.2019, për “Shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”. 

Në citim të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

Për sa më sipër, lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj. Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik.

Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 23:23

Aleati i Bashës, Dashamir Shehi shprehet Rama po përpiqet ta shfrytëzojë këtë situatë politikisht, por kjo nuk i jep pikë atij.

Postuar: 13/12/2019 - 22:29

Opozita duket se i ka dhënë fund “armëpushimit” me qeverinë në respekt të kodit të zi

Postuar: 13/12/2019 - 22:14

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca shprehet se rezultatet e para të Reformës në Drejtësi do të

Postuar: 13/12/2019 - 22:02

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se nuk e sheh aspak premtuese krijimin e Ministrisë s

Postuar: 13/12/2019 - 22:00

Ish-këshilltarja e Sali Berishës në kohën kur ishte kryeministër, Zana Guxholli, është shprehur s

Postuar: 13/12/2019 - 21:50

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është dakort me qëndrimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për të

Postuar: 13/12/2019 - 21:15

24 orë pas regjistrimit të dosjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha,  në gjykatë është hedhur