Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Politike

Situatë e nxehtë politike/ Reagon ambasadori bullgar, mesazh të fortë partive politike

Situatë e nxehtë politike/ Reagon ambasadori bullgar, mesazh të

Ambasadori bullgar në Shqipëri, Momtchil Raytchevski tha nga Pogradeci se Shqipëria është në rrugën e proceseve integruese me BE dhe këto hapa që janë arritur deri tani janë rezultat i punës dhe se puna duhet të vijojë deri në finalizimin e procesit të integrimit të vendit në BE.

"Për sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, rendi i ditës është i qartë, rruga po ashtu. Tani jemi tek çështjet teknike, të cilat do të zgjidhen ashtu sikundër ndodhi me Bullgarinë apo Kroacinë. Hapi i madh drejt BE është bërë dhe tani po shkohet drejt rezultateve konkrete", tha Raytchevski

Pyetjes,sa do ndikojë procesin e integrimit, thellimi i krizës politike, si pasojë e miratimit pa konsensus të ndryshimeve kushtetuese,diplomati bullgar apeloi që palët të vijojnë dialogun.

"Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen. Le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm. Ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjesë e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit shqiptar", tha Raytchevski.

Më të lexuarat