
Postuar: 15/11/2018 - 17:47
Kryetarja e LSI la të hapur mundësinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato vendore.
“Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike”, deklaroi Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Dibër.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/