BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Politike

“S’ka luftë brenda PS”, deputeti socialist zbulon ç’do të ndodhë sot në Asamblenë Kombëtare: Jemi gati për mandatin e tretë të qeverisjes/ (Ç’po paralajmëron?)

“S’ka luftë brenda PS”, deputeti socialist zbulon

Deputeti socialist Sadi Vorpsi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se Asambleja e PS që do të mblidhet pasditen e së martës, ka në fokus të saj analizën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vorpsi ka kundërshtuar zërat se brenda PS ekziston një luftë e brendshme.

“Pas zgjedhjeve ka ardhur koha e analizës. Zgjedhjet e 30 qershorit arritën standardet e kërkuara dhe për këtë u shprehën dhe raportet e ndërkombëtarëve. Nëse qytetarët na besojnë mandatin e tretë, do ishim gati”, tha deputeti socialist Sadi Vorpsi.

Vorpsi u shpreh dhe për çështjen e teatrit, kauzë për të cilën shoqëria civile dhe një pjesë e aktorëve po e kundërshtojnë prej një viti vendimin për prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Si qytetar i Tiranës jam për ndërtimin e një teatri të ri”, tha Vorpsi. Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë: