BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x

Politike

S’ka surpriza, Berisha fiton bindshëm garën për kreun e PD në 108 degë, diferencë e madhe votash me Ibsen Elezin

S’ka surpriza, Berisha fiton bindshëm garën për kreun e PD

Ashtu sikurse pritej, Sali Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike. Procesi nisi në orën 8 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa kandidatët për të marrë drejtimin e demokratëve ishin Ibsen Elezi dhe Sali Berisha. Kjo garë nuk pritej që të përfundojë me shumë surpriza, demokratët zgjodhën në krye të PD-së, forcës politike më të madhe opozitare, Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në zgjedhjet e mbajtura dje në 22 maj, ish-kryeministri mori gati 99% të votave në të gjitha degët e partisë (108 në total), duke mundur kështu kandidatin tjetër dhe të vetmin, Ibsen Elezi, në një garë rezultati i së cilës nuk ishte aspak surprizë.

Vokshi jep detaje për zgjedhjet

Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Albana Vokshi, tha se askush nuk e di sa është numri real i votuesve pasi sipas saj listat e anëtarëve kanë qenë të fryra nga ish-drejtuesit. Teksa hodhën votën në kutinë e votimit, Berisha e quajti 22 majin si ditën e shpresës për të ardhmen ku tha se nuk ka asgjë që e ndal këtë mision historik. Nga ana tjetër, Elezi përsëriti thirrjen që të mos ketë shkelje pasi nuk do t'i tolerojë dhe tha se as ai, as Berisha nuk janë drita e shpresës për të ardhmen, por është demokracia. Ashtu sikurse pritej, Sali Berisha është në avantazh krahasuar me Ibsen Elezi, kur procesi i numërimit ka përfunduar në disa qendra votimi. Ndërkohë në një qendër votimi në Kukës, diferenca e votave mes Berishës dhe Ibsen Elezi është e madhe. 261 vota kanë shkuar për Berishës dhe 32 për Elezin, 3 të pavlefshme. Në total votuan 296 anëtarë të Partisë Demokratike.

Rezultatet e votimit për 2 kandidatët

Ndërkohë që ka përfunduar procesi i numërimit në qendrat e votimit në vend është bërë me dije edhe numri i votat që është marr nga dy kandidatët. Kështu në Pogradec, kanë qenë 516 votues, ku Sali Berisha ka marr 484 vota dhe Ibsen Elezi 32 vota, ndërsa asnjë votë nuk ka dal e pavlefshme. Në Devoll, Sali Berisha ka marr 1.082 vota, ndërsa Ibsen Elezi 135 vota, ndërsa pas pasur 8 vota të pavlefshme. Në Maliq, Sali Berisha ka marr 1266 vota dhe Ibsen Elezi 10 vota. Në Kolonjë, Sali Berisha 356 vota dhe Ibsen Elezi 38 vota, ndërsa 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme. Në Shkodër, Sali Berisha ka marr 1500 vota dhe Ibsen Elezi 114 vota, ndërsa të pavlefshme janë 15 vota. Në Lushnje, Sali Berisha ka marr 733 vota, ndërsa Ibsen Elezi 73 vota, ndërsa të pavlefshme 9 vota. Në Divjakë, Sali Berisha 354 vota dhe Ibsen Elezi 34 vota, ndërsa 820 votues në total. Në Durrës 508 votues në total ku Sali Berisha ka marr 493 vota dhe Ibsen Elezi 10 vota, të pavlefshme kanë qenë 5 vota. Në Kukës, Sali Berisha ka marr 714 vota dhe Ibsen Elezi 164 vota, ndërsa të pavlefshme 4 vota. Në Gjirokastër, Sali Berisha 1756 vota dhe Ibsen Elezi 126 vota, ndërsa të pavlefshme 16 vota. Në Klos, Sali Berisha 429 vota dhe Ibsen Elezi 9 vota, ndërsa të pa vlefshme 7 vota. Në Burrel, Sali Berisha 490 vota dhe Ibsen Elezi  31 vota, të pa vlefshme 5 vota. Në Dibër, Sali Berisha ka marr 664 vota dhe Ibsen Elezi 84 vota, të pa vlefshme 6 vota. Në Skrapar, nga 214 votues në total, kanë votuar 104. Nga këta, 91 vota kanë shkuar për Sali Berishës, 8 për Ibsen Elezi dhe 3 të tjera të pavlefshme.

Më të lexuarat