BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skadon sot afati për ngritjen e SPAK, shkrihen Krimet e Rënda dhe Llallës i hiqen kompetencat për dosjet “VIP”, drejtësia drejt kaosit

Skadon sot afati për ngritjen e SPAK, shkrihen Krimet e Rënda dhe

Sistemi i drejtësisë rrezikon të futet në kaos. Ankimimet, vonesat dhe kontestimet e gjyqtarëve, prokurorëve dhe deputetëve, kanë bërë që reforma në drejtësi të mos gjejë ende zbatim. Shtatori shihet vendimtar, por nga sot sistemi i drejtësisë rrezikon që të futet i gjithi në ngërç. Sot bëhen 300 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit për luftën ndaj korrupsionit dhe po sot dalin jashtë loje Gjykata me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si dhe Prokuroria e Përgjithshme sa i takon luftës ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ligji për organet e luftës ndaj korrupsionit u miratua më 6 tetor me konsensusin e të gjitha palëve. Më 20 tetor 2016, ai u publikua në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi më 3 nëntor 2016, pra 15 ditë më pas. Por në ligj ka një dispozitë interesante ku përcaktohet se pas 300 ditësh, Gjykata dhe Prokuroria Speciale duhet të jenë me kompetenca të plota dhe duhet të funksionojnë normalisht dhe paralelisht shkrihen Krimet e Rënda. “Në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kompetencat e parashikuara nga nenet 8 dhe 9, të këtij ligji, u kalojnë gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në neni 57. Bëhet fjalë për kompetencat e këtyre organeve në hetimin dhe gjykimin e politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Nëse bëjmë një llogaritje nga data e hyrjes në fuqi e ligjit e deri në ditën e 300, i bie data e fundit, 31 gushti. Pra sot është afati i fundit për këto organe. “Në mënyrë që të respektohet e drejta e të pandehurve për një gjykim të drejtë, çështjet që do të jenë në gjykim para gjykatave për krimet e rënda në ditën e 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten nën kompetencën e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe nëse ato nuk bëjnë pjesë në kompetencën parësore apo dytësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas këtij ligji. Këto çështje ndiqen penalisht nga Prokuroria e Posaçme”, thuhet në ligj. Pra pas ditës së 300 nga hyrja në fuqi e ligjit, SPAK ka kompetenca të plota dhe funksionon normalisht. Nëse reforma nuk do kishte pengesa sot, SPAK do kishte përfunduar procesin e ngritjes dhe duhej të funksiononte me kompetenca të plota.

Rreziku i ngërçeve

Nëse qeveria dhe gjyqtarët me prokurorët nuk nxitojnë për të krijuar sa më shpejt SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, rrezikohet që të krijohen ngërçe të shumta. Sot ligji për Gjykatën e Krimeve të Rënda shfuqizohet dhe do të thotë se ajo shkrihet. “Ligji nr. 9110, datë 24.7.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krimet e rënda”, shfuqizohet në mesnatën e ditës së 300-të pas hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në dispozitat kalimtare. Pra sot në mesnatë Gjykata e Krimeve të Rënda nuk do ketë asnjë funksion pasi në bazë të këtyre përcaktimeve, ligji për të shfrytëzohet dhe kjo do të thotë se gjykata shkrihet. Po ashtu, Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo e Krimeve të Rënda nuk kanë asnjë kompetencë mbi dosjet “VIP”. Kjo do sjellë mjaft probleme pasi do ketë përplasje mes gjykatave e prokurorive sa i takon hetimit të rasteve korruptive për zyrtarët e lartë. Pak ditë më parë, kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda tha se institucioni që ai drejton do vijojë të funksionojë deri në ngritjen e SPAK, por sot ligji për të shfuqizohet dhe gjithçka do jetë antiligjore. Nëse nuk ngrihet sa më shpejt SPAK, i gjithë sistemi i drejtësisë futet në kaos. 

Kliti Topalli

Më të lexuarat