Politike

“S’kam njohur njeri më...” zv.ministrja Çuçi e thotë troç në mes të emisionit çfarë mendon për Edi Ramën: Kur punon nga afër ti e kupton vërtet se me kë ke të bësh! (VIDEO)

“S’kam njohur njeri më...” zv.ministrja

Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi u pyet në emisionin “EXPULS” për faktin se si ndihet ajo, kur dëgjon se thuhet vërdallë se,” Rama ka shitur detin”, duke qenë se është patriote.

Ornela Çuçi u shpreh kështu: Thuhet që tek grupi i negociatorëve për shitjen e detit të jem dhe unë (qesh) por nuk është kështu. Këto dëgjesat vërdallë… Duhet të jesh brenda në politikë për t’a kuptuar se sa i keqkuptuar je në shumicën e kohës.

Nuk është kështu jo, nuk funksion kështu shteti, me tituj të parë në media, u shit s’u shit. Dhe për më tepër nuk funksionojnë kështu marrëdhëniet midis dy vendeve. Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptar qe do të shesë ndonjë copë tokë të këtij vendi, jam e bindur për këtë, aq më tepër për Ramën. Unë nuk kam njohur një njeri me patriot se Rama gjatë kohës që kam punuar. Kur punon nga afër ti e kupton vërtet se me kë ke të bësh. Rama është një nga njerëzit më patriot dhe më me vizion qe unë kam pasur nderin të punoj. Dhe kam nderin të punoj! Nuk ka tendenca të tilla, të jeni të bindur,”- përfundon Ornela Çuçi.