BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Politike

S'kanë fund batutat e Ramës në Bruksel: 'U mbars mali e polli një mi', i drejtohet komisionerit Hahn

S'kanë fund batutat e Ramës në Bruksel: 'U mbars mali e

Ka qenë një konferencë e çliruar ajo mes Kryeministrit Edi Rama, përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit dhe Komisionerit Johanes Hahn. E kjo është parë edhe nga batutat e përdorura.

Duke folur për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, Rama ka përdorur shprehjen e famshme, që rezultoi të mos jetë vetëm shqiptare, “U mbors mali e polli një mi”.

“Dua të nënvizoj se kemi një shprehje në Shqipëri si “U mbars mali e polli një mi” (The mountain got pregnant and a mouse was born). Pra duket se ky ligj ka shërbyer për ta bërë të qartë dhe transparente se ajo që u tha se ishte një mal i mbarsur, ishte veç një mi”, tha Rama.

Ndërsa Mogherini përdori shprehjen italiane “La montagna ha partorito un’ topolino”.
“Në Itali thonë “Mali lindi një miush”. Po nuk është ndalur me kaq, edhe komisionari Hahn ka sjellë formën gjermane të kësaj shprehjeje.

“Ne e kemi që malet lëvizin, nuk e di se si është e mundur, por jo që polli një mi dhe gjermanët ndonjëherë kanë fantazi”, tha Hahn.