BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së SHQUP, rrezikon t’i ndërpriten dritat dhe uji, “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet

Skandal, “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës

Uzurpimi i Partisë Demorkatike pa pritur ende të flasë gjykata nga ana e Grupit të Rithemelimit duket se i ka hapur telashe ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pasi gjyqtari Agron Zhukri përmes një vendimi të paprecedent nxitoi dhe mori në kontroll selinë blu, ndërkohë që gazeta ka mësuar se “Foltorja” e tij është përfshirë në një skandal. Sot që flasim vendimi i Zhukrit nuk ka asnjë fuqi prapavepruese dhe gjithë institucionet njohin si kryetar të PD, Enkelejd Alibeajn, ndërsa Sekretar të Përgjithshëm, Gazment Bardhin, për shkak se palët janë ende në një proces gjyqësor. Mirëpo ky fakt, ka bërë që Sali Berishës t’i shtohet dhimbja e kokës. Gazeta ka mësuar se “Foltorja” nuk paguan dot pagat e administratës së Partisë Demorkatike, ndërsa rrezikon t’i ndërpriten edhe dritat dhe uji i selisë së PD njohur ndryshe si SHQUP, pasi “Rithemelimi” nuk njihet nga institucionet shqiptare. Mësohet se aksesin për të hedhur firmën në dokumente e ka Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe në rast se ky i fundit refuzon të bashkëpunojë, administrata e PD rrezikon të dalë në rrugë të madhe, ndërkohë që godina blu rrezikon të mbetet në errësirë të plotë. Pra nisur nga këto detaje që ka mësuar gazeta, “Foltorja” pritet të përfshihet nga një skandal, i cili do ta thellojë edhe më shumë krizën brenda Partisë Demorkatike, duke qenë se në bazë dhe qendër ajo është prezente prej disa muajsh.

Bardhi ironizon “Foltoren”

Megjithatë një lajm të kësaj natyre e ka zbuluar edhe deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, i cili ka bërë ironi me Komisionin e Rithemelimit, që sipas tij, i kërkon ende që të firmosë për të paguar dritat dhe ujin e selisë së Partisë Demokratike. “Këta që janë drejtues të partisë, nuk paguajnë dot dritat dhe, ujin dhe rrogën e administratës së Partisë Demokratike se nuk i njeh asnjë institucion. Më kërkojnë mua të firmos për energjinë elektrike që harxhojnë këta në godinën PD. Po flasim për statusin e shumicës së anëtarësisë. Kjo do të duhet të verifikohet. Shumica do të duhet të ketë vulën në një proces të përbashkët që përcakton se kush është shumica”, deklaroi Bardhi. Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ka uzurpuar Partinë Demorkatike, duke shkelur ligjet e vendit, për shkak se vendimi i Agron Zhukrit nuk ka fuqi prapavepruese, pasi nuk është i formës së prerë. Madje edhe logo e përdorur nga Grupi i Rithemelimit nuk është e njohur nga asnje institucion dhe aq me pak vula, çka tregon se jemi përpara një skandali.

Sula: Berisha po nxiton si Basha, ‘Rithemelimi’ do të uzurpojë PD

Më herët edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka hedhur akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, po nxiton njësoj si Lulzim Basha një vit më parë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, Sula theksoi se i gjithë ky “nxitim” është një strategji i “Rithemelimit” për të uzurpuar Partinë Demokratike. Sipas Sulës, si fillimi “Rithemelimi” duhet të kishte ulur gjakrat, më pas të futej në zgjedhje për kryetarin e ri të PD. “Është tamam e njëjta situatë e 13 qershorit të 2021, nxitim dhe vetëm nxitim, për t’i kryer gjërat me vrap. E njëjta gjë po ndodh sërish. Një politikan që i do të mirën PD, nuk mund të nxitojë. Çfarë nxitimi ka? Pse nuk e lamë procesin të zgjatej? Duhet të uleshin gjakrat, pastaj të bënin zgjedhjet. Kjo është një strategji e ‘Rithemelimit” për të uzurpuar Partinë Demokratike”, deklaroi ai. Më tej deputeti theksoi se fati i PD do të përcaktohet pas vendimit të apelit, ndërsa shtoi se nuk do të behej asnjëherë pjesë e “Rithemelimit”, nëse frymë brenda grupim. “Shpresat për PD po venitet ditë pas dite për një bashkim të palëve. Mbas vendimit në apel, nga aty do të fillojë një periudhë e re për PD. Nëse struktura “poshtë” nuk do të përfaqësohen, do të duhet të përfaqësohen. Kjo nuk ndodh me një bashkim artificial. Unë nuk i bashkohem “Rithemelimit” në këto rrethana, nëse nuk reflektohet. Nuk ekziston vullneti për bashkim. Pala e ‘Rithemelimit” ka më shumë faj se tjetra. Po sillet me arrogancë”, nënvizoi Sula.

Më të lexuarat