BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Skandal”, ish-deputeti i PD bën denoncimin e fortë: Çnderim! Kjo është dhurata e qeverisë!

“Skandal”, ish-deputeti i PD bën denoncimin e fortë:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook lidhur me transferimin e Drejtorisë Rajonale të Elbasanit në qytetin e Korçës.

Sipas Boçit DAR-i i Elbasanit po kalon larg, duke u shndërruar në një ZA, sipas  një organizimi banal që nuk sjellë asgjë.

Më tej ai e quan këtë lëvizje si të pakuptimtë, pasi jemi në vigjilie të 110 vjetorit të shkollës Normale dhe nuk ka logjikë transferimi i saj në Korçë.

Postimi i plotë:

“DHURATA E QEVERISË PËR 110 VJETORIN E NORMALES

Nuk është vetëm Shkodra, DAR i së cilës kalon në Lezhë, e shqetësuar për këtë skandal.

Edhe DAR Elbasan kalon diku larg në Korçë, e shndërrohet në një ZA, sipas një organizimi banal që nuk thotë asgjë e nuk sjell asgjë.

Këto lëvizje pa logjikë e kuptim, dëshmojnë krizën ku e ka futur arsimin Rama.

Kësisoj, qyteti i Normales së njohur si Universiteti i parë shqiptar, i mësuesve të mirënjohur që kanë mbjellë dije kudo në trevat shqiptare, kalon në varësi të Korçës.

Për më tepër, jemi në vigjilje të 110 vjetorit të kësaj shkolle.

E kjo dhuratë është e turpshme dhe e papranueshme.

Është një lloj çnderimi që i bëhet qytetit, mësuesve të shumë brezave e Normales.

Korça ka traditën e saj, kontributin e saj në shkoll?n shqipe dhe vlerën e saj të pazëvendësueshme.

Por ky nuk është argument, për t’i hequr Elbasanit të drejtën e politikave lokale për arsimin, duke i shkulur Drejtorinë Arsimore.

Revolta ime nuk është nacionalizëm periferik.

Kjo është sikur t’i heqësh zemrën këtij qyteti që në vite është identifikuar me mësuesinë.

Po pushteti lokal çfarë bën?!

Po deputetët e Elbasanit pse heshtin?!

Apo në fillim partia e më pas qyteti!!!!???”

Më të lexuarat