
NATO nxeh gjakrat mes Vladimir Putinit dhe Erdoganit, ja lëvizja që mund t’i kthejë dy miqtë kundër njëri-tjetrit dhe plani i SHBA për të eliminuar grupin rus “Wagner”

Lulzim Basha merr vendimin më të fundit dhe dorëzon në Këshillin e Evropës...

Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Skandal me aktet nënligjore të Ligjit për Arsimin e Lartë, universitete shtetërore shndërrohen në OJQ, pronat i kalojnë fondacionit të krijuar nga qeveria

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Korrik 2016

Ligji i ri për Arsimin e Lartë rrezikon seriozisht të ardhmen e universiteteve shtetërore, të cilat me shumë gjasë, nuk do të jetë e largët dita kur të shndërrohen në organizata jo fitimprurëse (OJQ), të drejtuara de fakto nga një fondacion në përbërje të të cilit do të jenë po ashtu OJF. Skandali që pritet të përfshijë universitetet shtetërore në një të ardhme jo të largët, zbardhet në një nga draftet e disa akteve nënligjore, të hartuara për zbatim të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Drafti i siguruar nga “SOT” shpjegon mënyrën se si një Institucion Publik i Arsimit të Lartë (IAL) mund të transformohet në një Institucion të Arsimit të Lartë Publik të Pavarur (IALPP), i cili në fund rrezikon të humbasë dhe pronat e astet e siguruara që nga krijimi i tij.
Procedura
Në projekt akt përcaktohet se Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, mund ta kryejnë procedurat e transformimit në Institucione të Arsimit të Lartë Publik të Pavarur mbi bazën e kërkesave/ propozimeve të çdo pale me interes të ligjshëm drejtuar Bordit të Administrimit. Bordi i Administrimit autorizon administratorin për inicimin e procedurave për transformim. Administratori i institucionit publik i arsimit të lartë, me ekspertë të licencuar bën paraprakisht vlerësimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i kontabilizuar me vlerën e tregut. Ai kërkon nga ministri përgjegjës për arsimin përcaktimin e audituesve për raportin e auditimit financiar. Administratori i institucionit publik të arsimit të lartë, bazuar në pasqyrat financiare të vitit të fundit kalendarik harton raportin e ecurisë financiare të institucionit, ku identifikon masën e financimit nga të ardhurat e IAL. Ai harton po ashtu planin e zhvillimit të IAL-së për 5 vitet e ardhshme. Administratori i institucionit publik i arsimit të lartë, nëpërmjet rektorit, paraqet për mendim në senatin akademik dokumentacionin për plotësimin e kritereve të mësipërme dhe gjendjes financiare, si dhe propozimin për transformim të IAL-së publike në IALPP. Në rast se mendimi i senatit akademik është pozitiv, atëherë të njëjtin dokumentacion dhe mendim të senatit akademik ja paraqet për vendimmarrje Bordit të Administrimit. Bordi i Administrimit shprehet brenda një muaji për propozimin e Administratorit. Vendimi i Bordit të Administrimit për transformim duhet të merret me 3/4 e votave “pro”, të të gjithë anëtarëve të Bordit. Në rast të një vendimi pozitiv për transformim nga Bordi i Administrimit, dokumentacioni dhe vendimi i paraqitet Ministrit përgjegjës për arsimin. Në rast transformimi të IAL publike në IALPP, Këshilli i Ministrave, themelon organizatën jofitimprurëse të llojit fondacion për ngritjen e IALPP-së sipas përcaktimeve të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Fondacioni i themeluar sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse, kodit civil dhe ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e IALPP dhe e paraqet në Ministrinë përgjegjëse për arsimin, e cila pas vlerësimit teknik dhe ligjor të aplikimit, propozon në Këshillin e Ministrave krijimin e IALPP-së. Në vendimin e krijimit të IALPP-së, Këshilli i Ministrave vendos edhe për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pronat e luajtshme dhe të paluajtshme, në favor të fondacionit themelues të IALPP-së, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për arsimin.
Themelimi i fondacionit
Në rast se përmbushen kriteret sipas vendimit, themeluesi/t fillojnë procedurat e krijimit të IALPP-së. Themeluesi/t: vlerëson me ekspertë të licencuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, ku do të zhvillojë veprimtarinë IALPP-ja,dhe i kontabilizon me vlerën e tregut; harton planin e zhvillimit të IALPP-së për 5 vitet e ardhshme; themelon fondacionin sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse, kodit civil dhe ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. Fondacioni i themeluar, përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e IALPP-së dhe e paraqet në Ministrinë përgjegjëse për arsimin, e cila pas vlerësimit teknik dhe ligjor të aplikimit, propozon në Këshillin e Ministrave krijimin e IALPP-së. Pas vendimit për krijimin e IALPP-së nga Këshilli i Ministrave, themeluesi i kalon fondacionit të krijuar në mënyrë të parevokueshme të drejtën e përdorimit mbi të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, ku zhvillon veprimtarinë IAL-ja jopublike ekzistuese, si edhe pasurive të tjera, të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë si IALPP.
Dokumentacioni i nevojshëm i aplikimit për krijimin e IALPP
a. akti i krijimit të fondacionit dhe statutin e tij, pas miratimit nga Gjykata;
b. kërkesë e cila duhet të përmbajë llojin e institucionit të arsimit të lartë publik të pavarur, emrin dhe objektivat afatgjatë të veprimtarisë arsimore, kërkimore dhe zhvilluese të institucionit;
c. të dhëna për burimet financiare, shoqëruar me dokument bankar që shpreh vlerën e burimeve financiare që zotëron subjekti juridik dhe burimet materiale.
d. raporti i vlerësimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të themeluesit.
e. organizimi i studimeve, planet mësimore për programet e studimit, programet e lëndëve/moduleve, të shoqëruara me syllabuset përkatëse me firmën e titullarit të lëndës që harton programin përkatës, shoqëruar me një CV të titullarit të lëndës, nivelet dhe emërtimet e diplomave në përputhje me ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”. I gjithë dokumentacioni të jetë në dy kopje (njëra nga të cilat të jetë në format elektronik);
f. struktura e institucionit (organigrama), në përputhje me ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
g. statuti i IALPP-së, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
h. kontratat e punës për personelin akademik të punësuar dhe kriteret e punësimit për çdo vend pune në institucionin e arsimit të lartë.
i. deklaratë për plotësimin e standardeve akademike;
j. relacion për ambientet mësimore bazuar në standardet shtetërore;
k. numri unik i identifikimit të fondacionit (NUIS), për regjistrimin si person juridik, me aktivitet në fushën e arsimit;
l. kontrata tip që studenti lidh me IALPP-në, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
m. vërtetimet që themeluesit nuk janë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
n. vërtetimet që themeluesit nuk janë palë të paditura në procese gjyqësore që kanë të bëjnë me çështje thelbësore, të cilat lidhen me veprimtarinë e IALPP-së.
Procedura e transformimit të IAL jopublike në IALPP
Institucionet jopublike të arsimit të lartë, që përmbushin kriteret për transforimim në Institucion të Arsimit të Lartë Publik të Pavarur (IALPP), fillojnë procedurat e transformimit mbi bazën e kërkesë së themeluesit drejtuar Senatit Akademik dhe Bordit të Administrimit. Në rast mendimi pozitiv të senatit akademik dhe vendimi pozitiv të Bordit të Administrimit, vendim i cili merret me ¾ e votave të anëtarëve të tij, themeluesi: vlerëson me ekspertë të licencuar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, duke i kontabilizuar me vlerën e tregut; kërkon nga ministri përgjegjës për arsimin përcaktimin e audituesve për raportin e auditimit financiar; Harton planin e zhvillimit të IAL-së për 5 vitet e ardhshme; Themelon fondacionin sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse, kodit civil dhe ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë; Fondacioni i themeluar, përgatit dokumentacionin e nevojshëm për ngritjen e IALPP-së dhe e paraqet në Ministrinë përgjegjëse për arsimin, e cila pas vlerësimit teknik dhe ligjor të aplikimit, propozon në Këshillin e Ministrave krijimin e IALPP-së; Pas vendimit për krijimin e IALPP-së nga Këshilli i Ministrave, themeluesi i kalon fondacionit të krijuar në mënyrë të parevokueshme të drejtën e përdorimit mbi të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, ku zhvillon veprimtarinë IAL-ja jopublike ekzistuese, si edhe pasurive të tjera, të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë si IALPP.
Neni 118 i Ligjit për Arsimin e Lartë
Institucionet publike të pavarura të arsimit të lartë
1. Institucionet publike të pavarura të arsimit të lartë (IALPP) janë persona juridikë publikë, që krijohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me kërkesë të organizatave jofitimprurëse të llojit fondacion, të krijuar për këtë qëllim.
2. IALPP-të kanë personalitet juridik të ndarë nga ai i themeluesit.
3. IAL-të transformohen në IALPP me vendim të Këshillit të Ministrave. Institucionet që kërkojnë të transformohen në IALPP duhet të përmbushin, paraprakisht, kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
4. Bordi i Administrimit të IAL-së është autoriteti që vendos për transformimin e institucionit, pasi të ketë marrë mendimin e Senatit Akademik.
5. IALPP-të nuk kanë qëllim fitimin dhe të ardhurat e përfituara nga veprimtaria dhe pasuritë e tyre përdoren për realizimin e misionit të institucionit.
6. Pavarësisht nga origjina e themelimit, IALPP-të zbatojnë të njëjtat rregulla organizimi si institucionet e tjera të arsimit të lartë. Në të gjitha rastet, kur nuk parashikohet ndryshe në këtë kre, gjejnë zbatim dispozitat për institucionet publike të arsimit të lartë.
7. Në kuptim të këtij ligji, fondacionit i njihet e drejta e themeluesit të IALPP-së.
Më të lexuarat


“Bllokon komisonin hetimor për MGonigal”, shpërthen keq Berisha: Rama bën ‘kapicë’ gjobat ndaj bizneseve në Shqipëri e Kosovë deri në vlerën...

“Elektorati nuk është prona ime” shpërthen Soko dhe lëshon akuzat ndaj PS: Mos i trajtoni kandidatët si qen, nuk duhet...

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

Zgjedhjet e 14 majit, Balla: Akuzat e Metës dhe Berishës, alibi për humbjen, në kohën e Saliut prokuroria nuk ekzekutonte dot urdhrat

“Foltorja” sulmon qeverinë për shpopullimin: Kemi humbur 35% të popullatës në Shqipëri, qytetarët largohen se s'ndihen të sigurt

Berisha: Ndryshimi më 14 maj është i rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, siç është ajri për zogjtë

Ambasadori britanik ngre alarmin, zbulon se krimi ka lidhje të forta me politikën në Shqipëri dhe paralajmëron tjetër listë “non gratash”

Kryebashkiaku Veliaj flet me emra për faqet “JOQ” dhe “Lolita”, i akuzon këto dy media se u vendosin gjoba linjave të autobusëve

Milaim Zeka plas deklaratën ‘bombë’: Partitë politike në Shqipëri e Kosovë kanë pasur skuadra për vrasjen e njerëzve

“Një vrimë në ujë”, Gjykata e Tiranës vendos shërbim prove për 4 personat që publikuan pagat e 637 mijë qytetarëve, skandalet sfumohen gjithmonë
