Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandal në KLD, nuk shkarkohet Gjin Gjoni dhe Ken Dhima, i pari miliona euro të padeklaruara, Dhima qindra mijëra euro të falura nga biznesmenët

Skandal në KLD, nuk shkarkohet Gjin Gjoni dhe Ken Dhima, i pari miliona euro të padeklaruara, Dhima qindra mijëra euro të falura nga biznesmenët

Postuar: 08/07/2014 - 07:57

Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbron dhe inkurajon korrupsionin në gjykata. Një tjerër skandal i paprecedentë ka plasuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, i identifikuar tashmë ndërkombëtarisht si një çetë korrupsioni, çerdhe qokash politike, bandë që promovon gjyqtarët e PD dhe kastë që inkurajon aferat në radhët e gjyqtarëve, duke dhënë vetë shembuj se si merret ryshfeti dhe fshihen paratë e dyshimta. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i dominuar nga Bujar Nishani dhe banda e tij, pas një mbledhjeje maratonë prej 10 orësh, ka legjitimuar dje me disa vendime korrupsionin në gjykata dhe në radhët e KLD. Kryetari i KLD, Bujar Nishani, zëvendësi i tij Elvis Çefa, gjyqtari i familjes, Gjin Gjoni dhe disa anëtarë të KLD kanë referuar dje në bllok shkarkimin e gjyqtarëve Ken Dhima, Gjin Gjoni, Markelin Kuqja, dhe Klorinda Çela. Gjin Gjoni ka fshehur rreth 2 milionë euro pasuri që nuk justifikohen me të ardhurat e deklaruara, ndërsa Ken Dhima ka fshehur dhe ka marrë mijëra euro në formë dhuratash nga biznesmenë të ndryshëm. Ndërsa Gjin Gjoni nuk ka preferuar të japë sqarime se si ka munduar të fshehë dy milionë euro pasuri pa pasur frikë nga ligji, Ken Dhima ka deklaruar se paratë ia kanë falur biznesmenë të ndryshëm, deklaratë e cila ka lënë me gojëhapur ministrin e Drejtësisë, Nasip Naçon dhe anëtarin e KLD, Sokol Çomon. Dhima, duke dashur të justifikojë fshehjen e pasurisë së paligjshme, ka pohuar se paratë dhe dhuratat ia kanë dhënë biznesmenë të ndryshëm. Ky pohim tronditës ka kapur në befasi edhe vetë Nishanin, pasi Dhima ka pranuar publikisht fshehjen e pasurive dhe marrjen e dhuratave, çka përbën vepër penale dhe ndalohet nga ligji për parandalimin e konfliktit të interesave. Megjithatë, shumica në KLD, e dominuar nga Bujar Nishani, por e komanduar nga Sali Berisha, ka rrëzuar kërkesat e Nasip Naços për të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët që kanë fshehur pasuritë. Arkitekti dhe ideatori i kësaj rrëshqitjeje të KLD në degradim dhe i kësaj loje të pisët, është kreu i shtetit, Bujar Nishani. Rreshtimi në bllok i çetës së Nishanit në KLD kundër kërkesave të ministrit të Drejtësisë ka ardhur dy ditë pas depozitimit në Kuvend të një ligji, i cili parashikon çlirimin e KLD nga duart e Nishanit, Berishës, Çefës & CO. 
 
Debatet dhe votimi 
 
Sipas burimeve, mbledhja maratonë e KLD është karakterizuar nga tensionet, debatet dhe akuzat. Shumica e kontrolluar nga Nishani ka adresuar akuzua të forta ndaj ministrit Naço, duke reflektuar panikun pas vendimit të mazhorancës për ta shpërbërë bandën e KLD. Ndërkaq, vetëm me një votë pro shkarkimit, të dhënë nga anëtari më ri i ardhur nga Kuvendi, Sokol Çomo, dhe votën e 12 anëtarëve kundër shkarkimit, KLD vendosi të refuzojë në këtë mënyrë kërkesën e ministrit Naço, i cili doli para këshillit duke iu referuar raportit të ILDKP-së dhe argumenteve se fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive për të cilat dyshohet gjyqtari i Apelit cënojnë rëndë figurën e një gjyqtari. Të vetmit që nuk votuan ishin anëtari Gjoni dhe ministri Naço, të cilët sipas ligjit nuk mund të shpreheshin me votë. Menjëherë pas rrëzimit të kërkesës për ta shkarkuar Gjin Gjonin si gjyqtar, burime të rezervuara thanë se ministrit iu kërkua që të propozonte një masë tjetër disiplinore, sikundër e parashikon ligji, por ministri nuk ka pranuar, duke u shprehur se e vetmja kërkesë e tij është ajo e shkarkimit.
 
Vendimet e tjera 
 
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar propozimet e ministrit Nasip Naço edhe ndaj 7 gjyqtarëve të tjerë. Kështu, KLD ka rrëzuar procedimin e Ministrisë së Drejtësisë për gjyqtarin Markelin Kuqja, të Gjykatës Korçë. Për gjyqtarët Shtjefën Lleshi të Gjykatës Pukë, Ilir Pashai i Gjykatës Elbasan, dhe Bujar Musta i Gjykatës Elbasan, është shtyrë shqyrtimi i procedimit disiplinor për në një seancë tjetër. Ndërsa për gjyqtarin Andi Ymeri të Gjykatës Korçë, KLD, pas shqyrtimin të procedimit disiplinor ka marrë masën vërejtje me paralajmërim. Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për inaugurimin e impiantit të ri sportiv “Air Albania Stadium” ku pas pak pritet të fillojë ndeshja me Francën

Postuar: 17/11/2019 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së

Postuar: 17/11/2019 - 17:17

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër për presionin që sipas tij po i bëhet anëtarës së Gjykatës