
Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Skandal në spitalin “Covid 2”, familjarëve të pacientëve u merren miliona lekë, arrestohet sanitarja, dyshime për përfshirje emrash të tjerë

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 14 Janar 2021

Shpërthen skandali për kurimin e të sëmurëve me Covid në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Një emision investigativ ka zbuluar se një vajzë ka paguar 8 milionë lekë për nënën e saj, e cila ishte e shtruar në këtë spital, me qëllimin shërimin e saj, por që kjo e fundit ka ndërruar jetë. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me këtë çështje. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar kallëzimin ndaj shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e cila dyshohet se sillej si infermiere, ndërsa ishte sanitare në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Sipas njoftimit të Prokurorisë kallëzimi është bërë nga vajza e viktimës, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për t’i shërbyer mamasë së kallëzueses, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Ndër të tjera në njoftim thuhet se denoncuesja në kallëzimin e saj penal thotë se, 58-vjeçarja i ishte prezantuar si infermiere në spitalin Covid 2, ndërsa episodet e zhvatjes kanë nisur më 28 nëntor të vitit të kaluar kur mamaja e 30-vjeçares u shtrua në spital. “Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me Covid 19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020”, thuhet në njoftim. Ndërkohë që për sanitaren 58-vjeçare është caktuar masa “Arrest me burg”, prokuroria thotë se ka nisur një hetim të thelluar për të qartësuar nëse bëhet fjalë për rast sporadik apo është një skemë e mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor dhe ndihmës i spitalit “Shefqet Ndroqi” në kurriz të pacientëve me Covid-19. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të sëmurëve me sëmundjen Covid-19 duke mos hezituar të vërë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar”, thuhet në njoftim.
Reagon spitali
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka reaguar pas arrestimit të sanitares së këtij spitali, e cila hiqej si infermiere duke dënuar me forcë këtë akt të paligjshëm. Në reagim thuhet se ky akt nuk mund të njollosë punën e personelit të spitalit, ndërsa theksohet se stafi do të vijojë të ofrojë shërbim për qytetarët. Ndër të tjera në njoftim thuhet se sanitarja është pushuar nga detyra dhe kërkohet hetimi i kësaj çështje. “Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, i befasuar nga veprimi korruptiv, çnjerëzor i sanitares me inicialet T. A. dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ “STOP”. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti”, thuhet në reagimin e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Më të lexuarat


“Si e vetmja parti që fiton tre herë radhazi”/ Veliaj tregon planet: Mandati i tretë për PS, historik; për fitoren e madhe kemi edhe ...

Masat anti-COVID, ministrja zbulon datën deri kur do të mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe

Zbardhet pasuria e Saimir Tahirit/ Kë identifikon BIRN si 'flamur të kuq' për ish ministrin dhe bashkëshorten e tij: Dyshimet për shtesën e seteve financiare! Nga analiza rezulton se…

“E fejuam djalin e Servetit”, Rama nuk i kursen batutat në Laç me turkun që punon për rindërtimin e qytetit: Nesër do vij për ceremoninë e martesës! (VIDEO)

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Sot, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. KQZ del me thirrje të fortë

Kontrata e vaksinës Pfizer që erdhi në Shqipëri sekret shtetëror, zbardhet porosia e prerë që Gramoz Ruçi u ka dhënë deputetëve

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Akuzat e Jozefina Topallit për vilat e kreut të PD-së dhe kunatit të tij, kryeministri Rama i publikon videon Bashës: Po që i ke i ke dhe s’ke veç ato!

Basha ka mbyllur marrëveshjen me 3 parti aleate/ Në listë me PD, kryetari i Partisë Demokratike ndan kundërshtarët, ja qytetet që dërgon Dulen dhe Idrizin. Zbardhen lëvizjet e fundit
