BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Politike

Skandalet me shtetësitë, PS merr masa për t’i rrudhur kompetencën presidentit, deputetët thirrje prokurorisë të nisë hetimet

Skandalet me shtetësitë, PS merr masa për t’i rrudhur

Partia Socialiste pritet të marrë masa për të ndalur batërdinë e presidentit Ilir Meta me nënshtetësitë. Në media ditët e fundit kanë dalë fakte se presidenti Meta ka bërë qytetarë shqiptarë qindra të huaj, një pjesë e të cilëve edhe pse e kanë merituar, e kanë përfituar shtetësinë në shmangie të ligjit. Por për këtë çështje kaq të nxehtë ditën e djeshme ka folur edhe deputeti i PS, njëherësh anëtar i Komisionit të Ligjeve, Alket Hyseni. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat u shpreh dje se pas skandalit të Metës me nënshtetësitë, kjo kompetencë e tij do të rishikohet në ligjin për presidentin që do të miratohet së shpejti. Madje, Hyseni i ka cilësuar si të frikshme numrin e nënshtetësive që ka dhënë presidenti Meta brenda një viti, një numër shumë i madh krahasuar me presidentët paraardhës, duke vënë theksin se është e papranueshme që ky akt solemn siç e quan ai të përdoret për ndere personale. “E vlerësoj investigimin e TV tuaj dhe çuditërisht kemi parë shifra të pabesueshme, mbi 900 dhënie nënshtetësie të pakrahasueshme me presidentët e tjerë. Është realisht për t’u shqetësuar. Mendoj që kjo është një nga problematikat që ka krijuar ai institucion në vakumin që ka në ushtrimin e kompetencave dhe në zellin e tepruar për të shkelur kompetencat ligjore apo kushtetuese. Nuk përbën më lajm se çfarë bën ai institucion për fat të keq. Ne jemi në një procedurë për krijimin e ligjit të ri dhe ndoshta është e nevojshme për t’u parë me vëmendje dhe ligji me nënshtetësinë, që të mos keqpërdoren nënshtetësia, një akt i shenjtë dhe solemn i presidentit dhe jo më kot i është lënë këtij institucioni nga pikëpamja honorifike, për të mos e përdorur për ndere personale. Unë e di që në atë listë një pjesë e emrave e kanë merituar, por pavarësisht kësaj, ka një procedurë të caktuar që nuk mund të shmanget dhe të shkelet nga askush për më tepër nga ai që duhet ta ruajë”, deklaroi deputeti socialist, Alket Hyseni. Kujtojmë që Kuvendi është duke punuar për ligjin organik të Presidentit të Republikës, përmes së cilit shumë kompetenca do të rishikohen.

Deputetët thirrje prokurorisë të nisë hetimet

Por rrudhja e kompetencave e përmes ligjit organik duket se nuk i ka kënaqur të gjithë socialistët, pasi ka nga ata deputetët që kanë shkuar më tej. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, i bëri ditën e djeshme thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për presidentin Ilir Meta, sa u takon skandaleve për nënshtetësitë, por edhe sa u takon thirrjeve të tij për përmbysjen e qeverisë, të cilat i ka quajtur si anti-kushtetuese. Madje, zoti Çela ka shkuar deri atje sa i ka kërkuar SPAK që ta arrestojë në flagrancë presidentin Meta. “Unë u qëndroj atyre që kam thënë dhe mendoj se nëse nuk arrestohet presidenti Ilir Meta, SPAK, BKH dhe prokuroria ka rënë. Ilir Meta duhet të arrestohet në flagrancë për thirrjet anti-kushtetuese që bën për përmbysjen e rendit me dhunë dhe gjuhën e shfrenuar politike. Këtë nuk e them si politikan, por e them në emër të mijëra qytetarëve që kërkojnë arrestimin e Metës që ka grabitur këtë popull dhe vrau 4 protestues të pafajshëm në 21 janar. Ilir Meta i ka nxjerrë ujin e zi vendit dhe nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat, shkaku është mosarrestimi i Ilir Metës si Peshku i Madh. Kështu që unë inkurajoj, madje është një kushtrim që organet e drejtësisë të nisin hetimet për Metën”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat