Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali i provimit të matematikës, reagon Lindita Nikolla: Ka ikur koha e kopjeve!

Postuar: 13/06/2018 - 12:48

Pas akuzave të opozitës për daljen e kopjeve, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ministrja nuk e ka pranuar asnjëherë daljen e testeve sekrete të Maturës Shtetërore. Pas publikimit në internet fillimisht të testit të gjuhës, Nikolla deklaroi nga Tropoja, ku pati takim me qytetarët se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se akuza të tilla bëheshin për përfitime politike.

Ja çfarë deklaroi ministrja: 

 “Doja t’ju sqaroja të gjithëve ju prindërve shqiptarë që rrethoheni me shumë të pavërteta. Është një dëshirë vrastare do ta quaja unë për të përfituar dhe marrë politikisht zemërata të  prindërve dhe maturantëve shqiptarë duke stisur material të pavërteta. Ndaj doja t’ju thoja që nuk ka asgjë të vërtetë qoftë me fotografitë që u shfaqën në statusin e një deputeti. Mjafton që ju të pyesni fëmijët tuaja.

Koha kur kopjoja dilte nga zyrat e Ministrisë së Arsimit apo nga zyrat e Agjencisë Kombëtare të Provimit ka ikur. Fatkeqësisht shoh sot ekraneve të televizionit pikërisht ata njerëz që ishin kthyer në mjeshtra të shitjes së kopjes pa filluar shpërndarja e tezave të provimit.

E dyta, ka 5 vite që nuk ndodh më ajo që ndodhte 5 vite më parë. Korrigjoheshin provimet dhe vinin tek ministri dhe nga mideja politike e ministrit, që duhet domosdoshmërisht që atë vit të kishim mbi 90% apo mbi 95 % kalueshmërinë, ulte dhe ngrinte kufirin e kalueshmërisë sipas dëshirës.

Ka absurditete të tilla që në 1 vit të maturës shtetërore, kufiri i poshtëm nga ku fillon vlerësimi, fillonte nga 7% në lëndën tjetër, 8% dhe pastaj lëndën tjetër ndryshonte 10% e, kjo gjë ka marrë fund. Kemi një proces të qartë që në fillim kush janë kriteret mbi bazën e të cilit bëhet vlerësimi duke ia hequr të drejtën ministrit që të vendosi në mendjen e tij në atë që është djersa, punë dhe mundi i gjithë maturantëve shqiptarë”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2018 - 11:26

Vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari është rikthyer në vëmendje ditët e fundit, që pas ekstradimit të Izet Haxhisë.

Postuar: 24/06/2018 - 11:25

Rritet ankthi në radhët e ministrave, zëvendësministrave dhe drejtorëve.

Postuar: 24/06/2018 - 11:00

Marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim duket se sa po vijnë e

Postuar: 24/06/2018 - 10:38

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë pak nga pak po shkon drejt finalizimit.

Postuar: 24/06/2018 - 10:33

Me dhjetra militantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur të afrohen me Partinë Sociali

Postuar: 24/06/2018 - 10:20

Opozita shqiptare po përgatit një skenar për të rrëzuar të gjithë reformën në drejtësi.

Postuar: 24/06/2018 - 09:24

Gjykata e Tiranës ua ka komplikuar punën avokatëve, por edhe qytetarëve sepse nuk i marrin dot më