BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Skandali i radhës/ Bashkia e Tiranës jep dy leje ndërtimi mbi truallin e deputetit nga Kosova

Skandali i radhës/  Bashkia e  Tiranës jep dy leje ndërtimi mbi

Ka disa ditë që ka filluar debati mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesnebit-deputet në parlamentin e Kosovës, Ramiz Kelmendi. Sot Partia Demokratike pyet kryebashkiakun se pse ka dhënë lëjë për ndërtimin e një qendre tregtare, mbi një truall për të cilin kishte projekt.Kelmendi hodhi akuza të rënda ndaj Veliaj, për të cilin deklaroi se i kërkon pronën me vlerë 5 milion euro si dhuratë. Bashkia u mbrojt me argumentin se interesi i qytetarëve prevalon mbi gjithçka.

Deputeti biznesmen nga Kosova akuzon për mashtrim Veliajn: Bashkia shantazh ndaj kompanisë, kërkon dhuratë pronën 5 milion euroshe

Reagimi i PD:

PËRSE MIRATOI LEJE NDËRTIMI VELIAJ NË NJË TRUALL PËR TË CILIN KISHTE PROJEKT?!

Dje z. Ramazan Kelmendi, me anë të letrës publike drejtuar kryetarit të Bashkisë Tiranë, akuzonte këtë të fundit për ndërhyrje të paligjshme, duke pezulluar punimet e ndërtimit, ndërtim për të cilin vetë ky institucion ka miratuar leje ndërtimi në 31 tetor 2018.

Pa hyrë në themel të konfliktit mes palës private dhe palës shtetërore, nga verifikimet rezultojnë fakte për të cilat Bashkia Tiranë ka detyrimin ligjor të japë shpjegime.

Së pari, për zonën në fjalë, (Mëzez, kthesa e Kamzës) qysh në 2013 është në fuqi projekti i financuar nga IFC për ndërtimin e një terminali multimodal. http://acp.al/projects/119/Terminali-Multimodal/

Pikërisht në zonën objekt i projektit, në 31 tetor 2018, Bashkia Tiranë ka miratuar leje ndërtimi për qendër tregtare, në favor të shoqërisë “Elkos” shpk.

Shoqëria përfituese e Lejes së sipërpërmendur, në vijim të miratimit të saj dhe në përputhje me detyrimin ligjor, ka kryer pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, me vlerë 157,977,643 lekë (1,25 mln Euro).

Në reagimin e tij kryetari i Bashkisë Tiranë tërthorazi pranoi se leja e ndërtimit e lëshuar prej tij, nuk mund të zbatohet. Për këtë ai përmendi falsifikime dokumentash e marifete.
Por në të vërtetë Bashkia Tiranë në 2016 ka qenë pjesë e procesit të njohjes të pronësisë, duke kryer ajo vetë afishimin publik, me fuqi ligjore pranë Njësisë Administrative Kashar.

Së dyti, siç u përmend më sipër dhe siç e pohoi vetë titullari i institucionit, për këtë zonë ka një projekt në fuqi. Vetë z. Veliaj pohoi vullnetin për zbatimin e tij.
Pyetjet që lindin natyrshëm janë:
Përse Bashkia Tiranë miratoi leje ndërtimi në zonë për të cilën ka një projekt që pret të zbatohet?

Përse Bashkia Tiranë pranoi edhe pagesën e taksës prej 1,2 mln euro nga subjekti privat kur nuk kishte vullnet të lejonte zbatimin e lejes së miratuar nga ajo vetë?

Kush mban përgjegjësi për shkeljet e të drejtave që gëzon subjekti privat, të drejta të cilat i ka fituar duke respektuar procedurat ligjore?

Përpara një skandali të tillë shumëplanëshe, reagimet e z. Veliaj janë thellësisht të pamjaftueshme për të justifikuar ligjërisht shkelje, të cilat konfigurojnë vepër të pastër penale.
A ka një informacion të përgjithshëm kryetari i Bashkisë Tiranë se sa vite heqje lirie rrezikon për veprën penale që ka konsumuar?

Edhe pse shpresëpak, mbetemi në pritje të një reagimi serioz të autorit të këtij shpërdorimi me detyrën dhe cënimi të të drejtave të njeriut.

Më të lexuarat