BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Politike

Skandali i video-s së kryebashkiakut duke pirë kokainë, ish-ministri i Berishës kritikon ashpër SPAK: Është turp që...

Skandali i video-s së kryebashkiakut duke pirë kokainë,

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, ka fokur në rubrikën “Opinion” për videon ku dyshohet se kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla konsumon kokainë.

Mustafaj tha se Rama vazhdon të zgjedhë njerëz të inkriminuar sepse i shërbejnë atij, ndërsa shtoi se SPAK nuk duhet të hetojë vetëm këtë rast, por edhe koncesionet korruptive të qeverisë.

“Nuk është çudi aspak. Përdorimi i drogës është një ves për të cilin është përfolur edhe kryeministri. Mua më intereson më shumë se çfarë zgjedh kryeministri për kryebashkiakë. Edhe njëherë tregohet se gjithçka është rrënuar moralisht. SPAK nisi të hetojë. Mirë bën, por ky SPAK nuk ka bërë hetime për koncesionet, kurse bën hetime për ngjarje të tilla. Është turp që mbyllet dosja e Unazës, pasi tenderi ishte korruptiv. Patjetër që nuk mund ta shpallim dot fajtor direkt, por nxitimi i SPAK  më duket disi i pavend”, tha Mustafaj.

Besnik Mustafaj deklaroi më tej se nuk sheh shenja që kjo maxhorancë të dërgojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

“Unë nuk shoh shenja që maxhoranca do të dërgojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Pa reformën zgjedhore nuk do të ketë zgjedhje të përgjithshme. Opozita nuk ka ndonjë gjë në dorë, përpos se të dalë në rrugë. Gjykata Kushtetuese mund të shpallë zgjedhjet të pavlefshme”, u shpreh Mustafaj.