BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skandali “McGonigal”, PD sulmon Ramën, dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor dhe paralajmëron ankim në Kushtetuese nëse PS injoron dokumentin

Skandali “McGonigal”, PD sulmon Ramën, dorëzon në

Ashtu siç u paralajmërua para dy ditësh, Partia Demokratike depozitoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në skandalin “McGonigal”. Kërkesa u dorëzua nga n/kryetari i “Foltores”, Luçiano Boçi. Deputeti demokrat u shfaq optimist se ky komision jo vetëm që do të ngrihet, por në të do të vijë vetë Rama për të dëshmuar. Edhe pse socialistët kanë këmbëngulur se nuk do të lejojnë ngritjen e një komisioni të tillë me pretendimin se po ndryshojnë ligjin për çeljen dhe organizimin e komisioneve hetimore parlamentare, Boçi paralajmëroi se do ta dërgojë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese. Kërkesës së djeshme me 42 firma, iu shtuan dhe 2 të tjera, Petrit Doda dhe Luan Baçi. Por, këtu ka dy kontradikta. Deputeti Luan Baçi ka firmosur të njëjtën kërkesë 2 herë, ç’ka mund të kthehet në “autogol” për demokratët dhe opozitën. E dyta, është fakti se ka firmosur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ç’ka mazhoranca mund ta shfrytëzojë si pretekst i vazhdueshëm që nuk pranon kërkesa me firma të “non gratave” të shpallura nga SHBA. Megjithatë, deputetët e selisë blu mund të mbrohen me faktin se kanë mbledhur firma më shumë sesa kërkon minimumi i ligjit për komision hetimor (1/4 e deputetëve, ose 35). Edhe në rast se firmat e Berishës e Baçit nuk rezultojnë të rregullta, përsëri numri i firmave të ligjshme i lejon të bëjnë kërkesë legjitime për komision hetimor parlamentar.

Boçi: Ramën do ta nxjerrim nga kamarja, do ta detyrojë dhe protesta e 11 shkurtit

Në fjalën e tij për mediat para Kryesisë së Kuvendit, Luçiano Boçi deklaroi se kryeministri Rama nuk do të fshihet më nga përgjegjësia e ballafaqimit publik për korruptimin e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal në dëm të PD. Ai shtoi se dhe protesta e 11 shkurtit e opozitës do ta detyrojë të përballet publikisht me aferën e rëndë korruptive në të cilën është përfshirë. “Kemi dorëzuar kërkesën për 44 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Rama-McGonigal. Me këtë komision do ta nxjerrim Ramën nga kamarja ku është fshehur, pasi që e dini shumë mirë që kryeministri nuk pranon as interpelancë, as mocion me debat, as vjen të japë shpjegime në parlament, por në mënyrë të çuditshme, del nga frengjia e ‘Skype’ dhe mundohet të justifikohet. Jo vetëm Komisioni do ta nxjerrë nga kamarja, por do ta nxjerrë edhe protesta e datës 11”, tha fillimisht deputeti demokrat.  

Refuzimi i PS për komision hetimor, Boçi: Budallallëk ligjor, Rama do vijë si Çeço

Argumentin e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se asnjë komision hetimor parlamentar nuk do  të ngrihet deri në përfundimin e ndryshimit të ligjit për këtë çështje, Boçi i konsideroi si argumente fëminore dhe budallallëk ligjor, pasi Kushtetuta garanton që çdo komision të krijohet nëse për të janë mbledhur minimumi 35 firma deputetësh. N/kryetari i Grupit të Rithemelimit të PD premtoi se pavarësisht shmangies së vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama për t’u përgjigjur publikisht për implikimin e tij në skandalin “McGonigal”, ai do të paraqitet medoemos në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e shumëdebatuar të ditëve të fundit në Shqipëri. “Ndërkohë, e dimë shumë mirë që ka një paralajmërim nga kreu i grupit parlamentar të PS për mospranimin e komisionit hetimor, nën justifikimin që nuk di sesi t’ia vë epitetin fëminor, apo budallallëk ligjor, pasi pretendon që ky komision do të ndryshohet. Ndërkohë, rregullorja e përcakton qartë në nenin 25, kur 1/4 e deputetëve kërkojnë ngritjen e një komisioni është detyrë e Kuvendit ta pranojë komisionin. Nuk mundet që Rama të fshihet përsëri. Do vijë në Komision Hetimor si Çeço dhe do të përgjigjet para këtij komisioni”, vazhdoi më tej deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Boçi: Do kërkojmë informacione nga Rama për takimet me McGonigal

Edhe pse komisioni hetimor parlamentar nuk ka marrë ende përgjigjen përfundimtare për të funksionuar ose jo, Luçiano Boçi bëri me dije se do t’i kërkohet kryeministrit Edi Rama të gjitha informacionet për takimet me ish-agjentin e FBI, Charles McGonigal. Ai premtoi se ky skandal do ta godasë rëndë Ramën. “Paralelisht, jeni njoftuar që Kongresi Amerikan ka ngritur një komision të tillë hetimor dhe ka kërkuar nga FBI të gjitha informacionet e detajuara për këtë çështje McGonigal, përfshirë edhe Ramën, sepse është edhe akuza e dytë që bëhet në aktakuzën e Grand Jurisë. Dhe njëkohësisht, ky komision i yni do i marrë të gjitha detajet dhe do të kërkojë nga kryeministri të gjitha takimet dhe pjesët e duhura për të zbardhur të gjithë skandalin e përpjekjes së Ramës për të korruptuar institucionet e sigurisë amerikane me qëllim goditjen e sistemit politik në Shqipëri, goditjen e pluralizmit, eleminimin e opozitës. Nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë, madje edhe gjithçka do t’i kthehet në ‘boomerang’”, deklaroi para mediave nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Luçiano Boçi.

Më të lexuarat