BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skandali me aferën e CEZ, ja si dosja mund të transferohet te SPAK, zbardhen provat kundër ish-qeverisë “Berisha” që s’bindin prokurorinë

Skandali me aferën e CEZ, ja si dosja mund të transferohet te SPAK,

Organet e reja antikorrupsion që do të ngrihen në kuadër të reformës në drejtësi pritet të hedhin dritë mbi shumë çështje të mbetura në sirtarët e prokurorisë. Sa kohë që në krye të organit të akuzës ishte Adriatik Llalla, pati kallëzime për deputetë, ministra e ish-ministra, por ja hodhën paq që të gjithë. Shumë çështje u mbyllën fare pa bujë. Por edhe tani situata nuk është se ka ndryshuar sa i takon luftës antikorrupsion, pasi sërish nuk po shohim politikanë që të arrestohen apo të dënohen. Një ndër çështjet e bujshme që ka prokuroria në dorë sa i takon aferave të politikës është ajo e CEZ. Një vit më parë u bënë dy padi në prokurori ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij dhe disa ish-ministrave të PD. Paditë u bënë nga Kuvendi dhe nga juristi i CEZ, Romeo Kara. Kur prokuroria drejtohej nga Llalla paditë u bashkuan dhe u tentua pushimi i hetimeve. Por gjykata kërkoi që hetimet të vijojnë. Prokuroria rinisi tentativat për zbardhjen e aferës, por gjatë 11 muajve hetime, sërish nuk ka pasur asnjë konkluzion. Pak ditë më parë u kërkua zgjatja e afateve dhe me 3 muaj dhe kjo do të thotë se dosja do jetë e hapur dhe në fillim të 2019. Por një gjë e tillë do të thotë se kjo dosje mund të transferohet dhe te SPAK. Sinjalet janë dhënë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ngrihet shumë shpejt dhe më pas dy lëvizjet që do të bëjë ky organ janë: Emërimi i Kryeprokurorit të ri dhe përcaktimi i prokurorëve të SPAK. Sipas ligjit, dosjet e korrupsionit duhet të hetohen nga SPAK kur bëhet fjalë për deputetë, ministra, apo ish-ministra. Në këtë rast ka shumë emra të njohur dhe nëse dosja e CEZ vijon të jetë e hapur edhe në fillim të 2019, atëherë me shumë gjasë ajo mund të kalojë te SPAK. Por gazeta ka mësuar se PS po ecën me një plan rezervë bashkë me juristin Romeo Kara. Nëse prokuroria e mbyll dosjen dhe të akuzuarit dalin të pafajshëm, do ripërsëritet padia, por këtë herë në SPAK. Pra nëse prokuroria nuk e dërgon dosjen në gjykatë, me shumë gjasë ajo do të jetë kompetencë e SPAK.

Provat e dorëzuara në prokurori

Prokuroria i ka varur shpresat te dëshmia e Nuel Kalajt, sekseri që lidhi çekët e CEZ me qeverinë e Sali Berishës. Ai ndodhet në Kosovë dhe kërkohet që ai të dëshmojë për të gjithë aferën. Nuel Kalaj nuk gjendet dhe kjo ka sjellë zvarritje të hetimeve. Por kush janë provat që prokurorin nuk e kanë bindur ende të dërgojë në gjykatë dosjen? Së pari janë 5 e-maile mes Nuel Kalajt dhe çekëve, ku flitet për aferën e CEZ. Më konkretisht: E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009; E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010; E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010 Report”; E-mail i Josef Hejsek drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Albanie-priprava jednani s PM”, datë 28.01.2010; E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “Ëorld Bank- Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011. Po ashtu janë të gjitha vendimet e qeverisë, udhëzimet dhe urdhrat e lëshuara nga Ministria e Energjisë dhe nga ERE. Gjithashtu janë dhe të dhënat që vetë prokuroria ka gjetur nga verifikimi i llogarive bankare të Nuel Klajat. Janë mbi 50 prova që janë dorëzuar në prokurori nga paditësit, por që për prokurorinë janë të pamjaftueshme. Po ashtu janë dhe dëshmitë që kanë dhënë disa prej të akuzuarve. Megjithatë mbetet të shihet nëse viti 2019 do të sjellë një erë të re në luftën ndaj korrupsionit./Kliti TOPALLI

 

Më të lexuarat