BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Skandali me tenderin e byzylykëve/ Ministri teknik merr masa, kërkon shkarkime

Skandali me tenderin e byzylykëve/ Ministri teknik merr masa, kërkon

Pas skandalit të byzylykëve me defekt të cilët ishin për të dënuarit me arrest shtëpie, ministria e Drejtësisë ka marrë në posedim byzylykët, si dhe aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qëndror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri teknik Gazment Bardhi ka kërkuar nga Departamenti i Administratës Publike shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë si person përgjegjës për situatën, si dhe ka deklaruar se do të paraqesë kallëzim penal në prokurori për shpërdorim detyre.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë urdhëron nisjen e menjëhershme të procedurës së shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës.

Deklarata e plotë

Në përfundim të një diskutimi të gjatë dhe me synim garantimin e sigurisë publike, Ministria e Drejtësisë ka arritur më datë 11.08.2017, të kryejë kolaudimin e byzylykëve të mbikëqyrjes elektronike, nëpërmjet metodës së kampionimit rastërorë të tyre, si dhe ka marrë në posedim këto pajisje.

Konkretisht, janë marrë në posedim 72 byzylykë të pa përdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune. Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualualisht në përdorim nga subjektet nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes për subjektin që e përdor.

Pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Gjithashtu, pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qëndror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

Të gjitha masat e mësipërme, janë garanci shtesë për funksionimin e plotë dhe të rregullt të Sistemit të Mbikëqyrjes Elektronike, me qëllim garantimin e sigurisë publike.

Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, në përfundim të hetimit administrativ mbi këtë çështje, informon opinionin publik se:

Nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit.

Për këtë qëllim, Ministri i Drejtësisë do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu, për shkak të këtyre shkeljeve është vlerësuar se në këtë rast ka edhe përgjegjësi penale, dhe Ministria e Drejtësisë do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.

Nga ana tjetër, hetimi administrativ ka evidentuar përgjegjësi disiplinore edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ilir Qafa, për shkak të lejimit të dhënies në administrim të kompanisë private të pajisjeve në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Për këtë arsye, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës për shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës dhe lirimin e tij nga shërbimi civil.

Në përfundim të hetimit administrativ është vlerësuar e nevojshme edhe hartimi e miratimi i akteve të nevojshme administrative, për përmbushjen me korrektësi dhe sipas ligjit të detyrimeve reciproke kontraktuale që rregullojnë procesin e mbikëqyrjes elektronike, për të shmangur cdo problematikë, si dhe për të qartësuar të gjithë proceset e nevojshme të punës.

Ministri i Drejtësisë z. Bardhi falenderon grupin e punës së Ministrisë së Drejtësisë, stafin e mbikëqyrjes elektronike, si dhe të gjitha institucionet që bashkëpunuan në këtë proces, për përmbushjen me korrektësi të detyrimit ligjor, si dhe siguron qytetarët për vendosmërinë në zbatimin e ligjit.

Më të lexuarat