Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali me Veneto Banka, pas BSH edhe Konkurrenca lan duart, ja si refuzon të kryejë hetime për batërdinë e italianëve

Postuar: 10/10/2019 - 08:23

Zgjerohet skandali me Veneto Banka. Banka italiane mbylli të gjithë filialet në vendin tonë, por la një mal me probleme pas dhe ata që vuajnë janë klientët e saj. Gazeta ka publikuar me dhjetra fakte që tregojnë se si Veneto u favorizua nga Banka e Shqipërisë. Kjo e fundit duhet të mbikëqyrte gjithë procesin, por nuk ndodhi ashtu. Madje në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, BSH lante duart nga gjithë ky proces, por ky nuk është i vetmi institucion, pasi dhe Autoriteti i Konkurrencës, është distancuar nga skandali. Gazeta ka siguruar një shkresë të këtij Autoriteti, si kthim përgjigje ndaj një qytetari, i cili ka mbetur i dëmtuar nga falimentimi i Veneto. Konkurrenca ka bërë të ditur se Bankat nuk janë objekt i punës së saj dhe nuk merrte me këtë çështje. “Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ju‌ ‌ka‌ ‌dërguar‌ ‌dy‌ ‌shkresa:‌ ‌1.‌ ‌Shkresa‌ ‌me‌ X‌ ‌“Kthim‌ ‌Përgjigje”‌ ‌ku‌ ‌ju‌ ‌informon‌ se‌ ‌problematika‌ ‌e‌ ‌ngritur,‌ ‌nuk‌ ‌është‌ ‌objekt‌ ‌i‌ ‌ligjit‌ ‌nr.9121/2003‌ ‌“Për‌ ‌Mbrojtjen‌ ‌e‌ Konkurrencës”,‌ ‌të‌ ‌cilën‌ ‌e‌ ‌gjeni‌ ‌bashkëlidhur;‌ 2.‌ ‌Shkresa‌ ‌me‌ ‌nr. X,‌ ‌“Kthim‌ ‌Përgjigje”‌ ‌me‌ ‌anë‌ ‌të‌ ‌së‌ cilës‌ ‌sqaron‌ ‌se‌ ‌cilat‌ ‌janë‌ ‌shtyllat‌ ‌e‌ ‌ligjit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës,‌ ‌rastet‌ ‌kur‌ ‌ndërhyn‌ Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌si‌ ‌dhe‌ ‌duke‌ ‌ju‌ ‌vënë‌ ‌në‌ ‌dispozicion‌ ‌dy‌ ‌vendimet‌ ‌e‌ ‌përqendrimeve‌ ‌që‌ ‌Komisioni‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ka‌ ‌marrë‌ ‌në‌ ‌lidhje‌ ‌me‌ ‌transaksionet‌ ‌e‌ ‌shitblerjes‌ ‌së‌ ‌Veneto‌ ‌Bank,‌ ‌të‌ ‌cilën‌ ‌e‌ ‌gjeni‌ ‌bashkëlidhur.‌ ‌Autoriteti‌ ‌i‌ ‌Konkurrencës‌ ‌ndërhyn‌ ‌në‌ ‌treg‌ ‌në‌ ‌rastet‌ ‌e‌ ‌pengimit,‌ ‌deformimit‌ ‌apo‌ ‌shtrembërimit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës‌ ‌si‌ ‌pasojë‌ ‌e‌ ‌praktikave‌ ‌anti-konkurruese‌ ‌që‌ shfaqen‌ ‌në‌ ‌formën‌ ‌e‌ ‌marrëveshjeve‌ ‌të‌ ‌ndaluara,‌ ‌abuzimit‌ ‌me‌ ‌pozitën‌ ‌dominuese‌ ose‌ ‌në‌ ‌rastet‌ ‌e‌ ‌procedurave‌ ‌të‌ ‌kontrollit‌ ‌të‌ ‌përqendrimeve.‌ Nga‌ ‌sa‌ ‌më‌ ‌sipër,‌ ‌konstatohet‌ ‌se‌ ‌problematika‌ ‌e‌ ‌ri‌ ‌ngritur‌ ‌nga‌ ‌ana‌ ‌juaj,‌ nuk prek asnjё nga shtyllat e ligjit‌ ‌të‌ ‌konkurrencës‌ ‌dhe‌ ‌si‌ ‌rrjedhojë‌ ‌nuk‌ ‌është‌ ‌objekt‌ ‌i‌ ‌ligjit‌ ‌9121/2003‌ ‌"Për‌ ‌Mbrojtjen‌ ‌e‌ ‌Konkurrencës",‌ ‌i‌ ‌ndryshuar”, thuhet në shkresë.‌ Pra duket qartë se ndonëse është bërë një batërdi kaq e madhe në vend, asnjë institucion nuk arrin të shpjegojë gjë se përse Veneto iku dhe la pas kaq shumë probleme. Sigurisht që Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë kryesore, por nuk mbeten pa faj dhe Hipotekat, Qendra Kombëtare e Biznesit apo dhe Autoriteti i Konkurrencës. Në ditët në vijim do tregojmë detaje për çdo rast.

Lëvizjet e Sejkos

Ashtu si Konkurrenca, edhe BSH nuk jep sqarime për skandalin në fjalë. Pak ditë më parë gazeta publikoi një dokument, ku Banka e Shqipërisë nuk sqaron se ku kanë shkuar kolateralet e shqiptarëve. Së pari Sejko del në mbështetje të bankave, duke deklaruar se i takon asaj të klasifikojë kredi të keqe këdo që ka vonesa. Ndërkohë skandali me “Veneto Banka” është se dhe kreditë me 1 muaj vonesë kanë hyrë në listën e zezë. Ndërkohë që vetë BSH ka hartuar një rregullore për këtë proces. “Në çdo rast që banka gjykon se ka elementë të tjerë shtesë, pavarësisht ditë-vonesave, të cilët justifikojnë klasifikimin dhe provigjionimin në një klasë më të ulët se ajo e parashikuar në rregullore, mund ta realizojë këtë”, thuhet aty. Po ashtu më tej Sejko heq përgjegjësinë për kalimin e kapitaleve. Kreditë dhe kolateralet e klientëve kaluan në Itali. Por Sejko shprehet se nuk ka përgjegjësi në këtë mes. “Në vijim, përfitojmë nga rasti t'ju bëjmë me dije se transaksionet e kalimit (transferimi) i kredive nuk rregullohen nga Banka e Shqipërisë, por parashikohen në Kodin Civil. Në nenin 499 të Kodit Civil”, thuhet në shkresë. Më tej Sejko shprehet se bazuar në këto dispozita, transaksionet e kalimit të kredive konsiderohen si një aktivitet normal biznesi i bankave. Po ashtu ai justifikon veprimet e “SGA”. 

Kliti Topalli

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:30

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me gratë që janë anëtare këshilli nëpë

Postuar: 22/10/2019 - 18:27

Demokrati Aldo Bumçi tha se vendi është në reanimacion dhe kërkohet një ndërhyrje urgjente sipas

Postuar: 22/10/2019 - 18:16

Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament

Postuar: 22/10/2019 - 18:10

Muaj tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.Kryeministri ka

Postuar: 22/10/2019 - 17:58

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarë

Postuar: 22/10/2019 - 17:49

Ish-deputetja e PD, Grida Duma tha se duhet të protestojmë për mos hapjen e negociatave sepse kjo