Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Politike

Skandali në spitalet Covid/ “Kjo 'kasandër' ka publikuar një video-montazh”/ Ish deputetja e PD-së reagon me tone të ashpra ‘flakë për flakë’ ndaj Ballës: Edi Rama dhe surrogati i tij ...

Skandali në spitalet Covid/ “Kjo 'kasandër' ka

Ish-deputetja e PD ka publikuar sot një video në rrjete sociale ku denoncon me zë dhe figurë sesi qytetarët i blejnë vetë pajisjet, medikamentet dhe madje iu lënë edhe ryshfet nën dorë.

Pas publikimit të kësaj video, reagoi numri 2 i PS, Taulant Balla, i vili përmes një postimi në rrjete sociale kërkon që të hetohet urgjentisht ish-deputetja për këtë video-montazh, sikurse e cilëson ai.

“Gjatë këtyre 6 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me shpifjet, baltën dhe panikun që përhapin politikanët tipikë të së keqes", u shpreh Balla.

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili kërkonte hetim për videot e publikuara nga ish-deputetja Orjola Pampuri, ku jepeshin dëshmi të qytetarëve para spitaleve Covid, që thonin se i kanë paguar vetë të gjitha për të infektuarit me koronavirus, që nga ushqimet e deri te respiratorët.

Me tone të ashpra, ish-deputetja Vokshi shkruan në ‘Facebook’ se ‘Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë’.

Reagimi i plotë:

Taulant Balla ka shpërndarë sot një fletërrufe të shkruar nga Edi Rama kundër opozitës dhe me gjuhë urrejtje kundër koleges Orjola Pampuri vetëm pse ajo përballi me fakte të vërtetën e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

• Është fakt që Shqipëria është e fundit për numrin e testimeve për 1 milion banorë.
• Është fakt që Shqipëria është ndër 4 vendet e para për vdekjet ditore.
• Është fakt se Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të përhapjes së rasteve të reja.
• Është fakt se propaganda shfaq spitale si në Zvicër, ndërsa qytetarët blejnë edhe respiratorë.

Edi Rama dhe surrogati i tij Taulant Balla mund të shajnë e mallkojnë gjithë ditën, por nuk e ndalojnë dot opozitën dhe qytetarët të ngrenë zërin kundër braktisjes dhe padrejtësive të qeverisë.

Shqipëria është sot një zonë e kuqe COVID dhe i izoluar nga Europa, sepse qeveria e Taulant Ballës kishte prioritet vjedhjen me tendera sekretë, jo bërjen e testimeve masive dhe marrjen e masave të tjera për mospërhapjen e virusit.

Më të lexuarat