BREAKING NEWS

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke
x
BREAKING NEWS

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë
x
BREAKING NEWS

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së
x
BREAKING NEWS

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin
x
BREAKING NEWS

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD
x
BREAKING NEWS

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit
x

Politike

“Skandali”/ Petrit Vasili ngre alarmin dhe tregon çfarë po ndodh me Gjykatën Kushtetuese: Farsë e mirëmenduar!

“Skandali”/ Petrit Vasili ngre alarmin dhe tregon çfarë

"Gjykata Kushtetuese ka bllokuar pyetjen e Shoqatës së Bashkive për Komisionin e Venecias", kështu ka deklaruar nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili. Me anë të një postimi në rrjetin social, Vasili e ka cilësuar si një skandal të madh.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese i dërgoi Komisionit të Venecias vetëm tre pyetjet e saj dhe që i bënin fresk 30 qershorit dhe bllokoi pyetjen shume thelbësore të Shoqatës së Kryetarëve të Bashkive.

“Bllokimi i pyetjes së Shoqatës së Bashkive, që ishte edhe kërkuesja e vetme, tregon qartë se gjithçka ishte një farse e mirëmenduar”, thekson Vasili.

POSTIMI I PLOTË
Skandali, Kushtetuesja bllokoi Pyetjen e Shoqatës së Bashkive për Komisionin e Venecias!!!
Thellohet skandali.
Pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votimet moniste te 30 qershorit, ku kjo Gjykate thjesht zbardhi Kerkesen e Qeverise, nje tjeter fakt teper i rende kompromenton akoma me shume kete Vendim dhe pikerisht bllokimin nga Gjykata Kushtetuese te pyetjes, qe Shoqata e Bashkive kerkoi qe t’i behej Komisionit te Venecias.
Gjykata Kushtetuese ne Vendimin nr. 36 datë 4.11.2021 (V-36/21) pohon me gojen e saj:
“13.Gjykata, pasi dëgjoi parashtrimet dhe prapësimet e palëve pjesëmarrëse në gjykim, në përfundim të seancës plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe bazuar në nenin 44/b të ligjit nr. 8577/2000, vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecies si organ këshillimor i specializuar për dhënien e një opinioni amicus curia në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Në marrjen e këtij vendimi Gjykata vlerësoi interesin publik dhe rëndësinë e kësaj çështjeje, duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve dhe të të drejtave kushtetuese të përfshira, si dhe rolin e procesit zgjedhor në jetën politike e sociale të vendit e parimet themelore demokratike që duhet të ndjekë dhe respektojë ai. Për këtë qëllim ajo u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre”.
Pra sic e shihni te gjithe Gjykata Kushtetuese u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin dy ditor për paraqitjen e tyre deri ne date 25 qershor te vitit 2021.
Ne perputhje te plote me kete Vendim te Gjykates Kushtetuese, Shoqata e Kryetareve te Bashkive, qe ishte njekohesisht pale kerkuese ka depozituar edhe Pyetjen e saj.
Po cila ishte Pyetja, qe i dhëmbi kaq shume Gjykates Kushtetuese sa qe ajo e bllokoi dhe ne menyre teresisht antiligjore dhe arbitrare, bile edhe ne kundershtim me vendimin, qe mori po vete, dhe nuk e dergoi ne Komisionin e Venecias.
Ja Pyetja e Shoqates se Bashkive:
“A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në cdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?
Aq e vertete eshte kerkesa e Gjykates Kushtetuese per te bere pyetje Komisionit te Venecias sa qe Presidenti i Republikes si subjekt i interesuar i pergjigjet Gjykates Kushtetuese me shkresen Nr.2011/1 date 25.06.2021:
“Ndërsa, për sa i takon Presidentit të Republikës, si palë dhe subjekt i interesuar në këtë gjykim, shprehemi se nuk kemi asgjë të paqartë lidhur me çështjen objekt shqyrtimi, argumentet e paraqitura para Gjykatës Kushtetuese janë tejet shteruese, rrjedhimisht nuk kemi pyetje për t’ia adresuar Komisionit të Venecias lidhur me çështjen e procesit të votimeve të 30 qershorit 2019, antikushtetutshmëria e të cilit është objekt shqyrtimi nga ana juaj. Presidenti i Republikës i qëndron tërësisht parashtrimeve të paraqitura zyrtarisht dhe me shkrim përpara Gjykatës Kushtetuese”.
Gjykata Kushtetuese i dergoi Komisionit te Venecias vetem tre pyetjet e saj dhe qe i benin fresk 30 qershorit dhe bllokoi Pyetjen shume thelbesore te Shoqates se Kryetareve te Bashkive.
Bllokimi i pyetjes se Shoqates se Bashkive, qe ishte edhe kerkuesja e vetme, tregon qarte se gjithshka ishte nje farse e miremenduar.
Pyetjet e Gjykates Kushtetuese ndaj Venecias ishin thjesht nje hipokrizi per te shperndare dhe per t’ju shmangur pergjegjesise se saj per te marre Vendimin per votimet moniste te 30 qershorit dhe veprimet antikushtetuese dhe antiligjore te institucioneve.
Ky Skandal provon qarte se gjithshka ka qene pjese e nje Strategjie te qarte mes Gjykates Kushtetuese dhe Qeverise ne sherbim te kesaj te fundit, qe votimet moniste te 30 qershorit 2019 te mos prekeshin.
Zhgenjim i madh per kedo qe ka pasur iluzione per drejtesine e re.
Gjykata e meparshme Kushtetuese ka dhene dhjetra vendime kunder qeverive qofshin te majta a te djathta.
Ndersa Gjykata aktuale Kushtetuese u rrezua dhe ju dorezua koke e kembe Qeverise qe ne proven e pare.
P.S. Me poshte me foto jane dokumentet origjinale qe provojne skandalin.

Më të lexuarat