
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Skandali tek COVID2, komentuesit ‘shpërthejnë’ ndaj Ramës, kryeministri u kthehet: Mos i fusni në një thes të gjithë, s’kam prova. Unë nuk fle, por...

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021
Qytetarët në komentet e tyre i kanë kërkuar përgjigje kryeministrit Rama për ngjarjen tek spitali “Shefqet Ndroqi” duke folur për një situatë të vështirë me pacientët dhe familjet që kanë persona të prekur nga COVID-19. Një prej komentuesve i kthehet Ramës në videon ku ky i fundit ka publikuar nga vizita në depon e ilaçeve në QSUT, duke marrë spunto nga skandali në COVID2 ku sanitarja hiqej si infermiere dhe i merrte lekë një familjare të një gruaje të shtruar me COVID-19, shpreh keqardhje për të shtruarit në spitale.
Ndërkohë që Rama ia kthen duke shkruar se; “mos degjo po shiko, se me te degjuar behesh per gjynah edhe ti qe degjon!”. Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë imbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë. “Po ne qe e kemi me te provuar e faktuar, kupona tatimore te gjith ilaceve e vizitave qe kemi blere/bere per nje person te semure nga covidi,apo leket dhen mjekeve edhe infermiereve ti mund te thuash cte duash zoteri i dashur por ne qe e kemi provuar ne kurriz sna e shet dot sapunin per djath”, shkruan qytetari. Po ashtu Rama i kthehet flakë për flakë qytetarit, duke shtuar se jo te gjithe mjeket dhe infermieret duhet te futen ne nje thes. “E para nuk fola per kupona edhe pse per te semuret nga Covidi e kemi perseritur njemije here qe kur trajtohen ne shtepi, duhet te marrin receten vetem nga mjeku i familjes dhe te qendrojne tek dy paketat baze qe rimbursohen 100% nga shteti, sepse perndryshe shpenzojne pa qene nevoja dhe marrin ilace qe mund t’iu bejne edhe dem! Ndersa per leket qe i paske dhene mjekeve e infermiereve nuk e di se s’kam asnje prove per kete, por nuk besoj se ke paguar gjithe mjeket e infermieret e Shqiperise qe i fyen, duke i futur te tere ne nje thes!”, shkruan Rama.
Madje ai shton më tej se; “Ne fakt jo, sepse une nuk fle gjume po i shoh nga afer vete te gjitha dhe qe njerezit nuk jane budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro te vije 25 prilli e do t’i degjojme bashkarisht cfare mendojne!”.
Më të lexuarat


Kryemadhi takim me banorët në Tiranë: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë, edhe 92 ditë na ndajnë nga ndryshimi i madh

Refuzimi i disa subjekteve politike nga KQZ-ja, Vjosa Osmani paralajmëron lëvizjen e radhës : Nuk do biem në kurth!

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Lulzim Basha jep përgjigjen e prerë

A do të largohet nga PD nëse humb zgjedhjet? Basha reagon për herë të parë

Basha thyen heshtjen, zbulon se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Lulzim Basha e thotë me bindje: Do jem i pari Kryeministër në Shqipëri që…

Përgjimet e Antimafias italiane/ Vjen reagimi i parë nga Basha: SPAK të nisë hetimet pas asnjë vonesë

Publikohen përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi ...

‘Çdo moment që kalon në dëmin tonë!’, aleatët e Bashës mblidhen në Durrës, i japin paralajmërimin e fortë kryedemokratit

Çfarë ndodhi? Ministrja Olta Xhaçka merret në pyetje nga SPAK
