BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Skema e fshehtë Berisha-ÇEZ, falje faturash vetëm për votuesit e PD

Skema e fshehtë Berisha-ÇEZ, falje faturash vetëm për

Paniku i humbjes së pushtetit në 23 qershor 2013, i ka “hequr trurin” kryeministrit Sali Berisha, duke e nxitur të humbas kontrollin logjik, deri me premtime anti-ligjore. E vetmja rrugë që i ka mbetur për të qëndruar në pushtet, janë mashtrimet e tij, tashmë të njohur prej shqiptarëve, qysh nga viti 1992, kur ai hipi në krye të pushtetit absolut. Tashmë Sali Berisha, familja dhe klanet e tij, janë vërtetë në krizë psikologjike prej humbjes së pushtetit, mbasi do të ballafaqohen me ligjin për gjithçka antiligjore e kriminale, që kanë bërë mbi ekonominë, mbi shqiptarët, mbi bizneset, mbi mediat dhe mbi interesat kombëtare. Një nga këto mashtrime, që Berisha ka hedhur në qarkullim ditët e fundit është dhe premtimi elektoral, për të falur faturat e energjisë elektrike për gjithë debitorët.

Berisha, fushatë për vota me faljen e faturave

Prej disa ditësh PD dhe agjitatorët e saj nëpër blloqe, lagje, qytete, pallate e fshatra në mbarë Shqipërinë, kanë nisur të bëjnë fushatë elektorale edhe me problemet ekonomike të shqiptarëve. Sipas burimit tonë, kreu i PD Sali Berisha ka ndërtuar një skemë të posaçme me premtime të tilla, që në fakt do të rezultojnë mashtrime. Një nga këto është dhe falja e faturave të energjisë elektrike, të ujit, të gjobave të makinave, të gjobave të biznesit etj. Konkretisht, ai ka thirrur  kreun e ÇEZ Sahit Dollapi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe militant besnik i kupolës së qeverisë, për të nisur aksionin elektoral për faljen e faturave të papaguara të energjisë elektrike, duke e konsideruar dhe shpallur këtë, si premtim dhe bamirësi të qeverisë dhe personalisht të Sali Berishës. Ndërkohë që strukturat elektorale qendrore të PD, kanë dhënë udhëzimet për të shpërndarë lajmin e faljes së faturave dhe të kamate-vonesave të energjisë elektrike, madje edhe të ujit të pijshëm. Agjitatorët e PD, kanë trokitur derë më derë në Tiranë e në rrethe dhe u kanë deklaruar atyre, faljen e faturave të energjisë, në shkëmbim të dhënies së votave. Në realizim të këtij misioni elektoral, kreu i ÇEZ Dollapi, i është bindur “shef” Saliut për urdhrin e dhënë dhe ka nisur procedurat me Entin Rregullator të Energjisë, duke i kërkuar zyrtarisht 3 ditë më parë, që të falte gjithë faturat e energjisë elektrike dhe kamatë-vonesat e tyre për debitorët.

Enti Rregullator i Energjisë, kundërshton Dollapin: Nuk ka falje

Pasi ka marrë shkresën me propozimin zyrtar prej ÇEZ për faljen e faturave të energjisë elektrike dhe kamatëvonesave për debitorët, Enti Rregullator i Energjisë ka kundërshtuar këtë kërkesë të ÇEZ, duke e konsideruar antiligjore. ÇEZ ka këmbëngulur përsëri me një tjetër shkresë një ditë pas kundërshtimit të ERE, por përsëri prej andej ka pasur kundërshtim. Sipas burimeve tona, ERE nuk ka pranuar skemën elektorale të ÇEZ, mbasi bie ndesh me ligjin, sepse nuk mund të bëhen amnisti pa ligj. Z. Dollapi ka dështuar në këtë manovër të inskenuar prej Berishës për të bërë këtë falje elektorale me synim mbledhjen e votave për pushtetin  PD. Tashmë, ERE e ka hedhur në kosh këtë propozim dhe variant elektoral të paraqitur prej Berishës, nëpërmjet shërbëtorit të tij politiko-mitingash Dollapi, duke mos e pranuar faljen e faturave. Nga ana tjetër, ky dështim  i skemës së PD ka nxjerr jashtë loje propagandën e drejtuesve të PD në rrethe, mbasi tashmë është bërë publike, që faturat nuk do të falen. Dhe këtë e deklarim e ka bërë vetë kreu i ÇEZ Sahit Dollapi, i detyruar prej deklaratës së ERE, që nuk e pranoi këtë pazar elektoral.
 
Dollapi: Faturat nuk do të falen

Dje, Administratori i ÇEZ, Sahit Dollapi, ka thënë se kamatë-vonesat apo faturat e papaguara të energjisë elektrike nuk do të falen. Sipas tij, qytetarët nuk duhet të gënjehen me faktin se është fushatë elektorale dhe faturat e papaguara do të falen prej ÇEZ. Sipas Dollapit, kjo propagandë elektorale është plotësisht e pavërtetë dhe një informacion dashakeq, që del në një pjesë të shtypit sa herë që ka fushata elektorale. Nuk ka falje, as për faturat e papaguara, as për kamatë-vonesat. U bëj thirrje qytetarëve, shprehet kreu i ÇEZ, Dollapi, të mos bien preh e këtyre trillimeve dashakeqe, por të paguajnë në kohë faturën e energjisë”, tha Dollapi nga Durrësi, ku premtoi se për zonat turistike këtë verë do të ketë energji elektrike 24 orë pa ndërprerje.

Skema  e fshehtë e ÇEZ: do falen faturat për militantët dhe votuesit e PD

Sipas një informacioni që kemi marrë dje, edhe pse ERE nuk e pranoi faljen e faturave të energjisë elektrike, kjo nuk e ka frenuar Sali Berishën dhe vartësinë e tij politiko ekzekutiv, Dollapi, në aventurën elektorale me faljen e faturave të energjisë elektrike. Sipas informacionit tonë, një tjetër skemë po ideohet, për të bërë një falje faturash nga brenda ÇEZ, pra një krim financiar të fshehtë, që do të realizohet heshtas prej kreut të ÇEZ. Skema parashikon, që të falen faturat vetëm për militantët e PD dhe për ata që deklarojnë, se do të jenë votues të PD në 23 qershor. Kjo skemë ka nisur të përgatitet e realizohet, nëpërmjet strukturave të PD.

Qeveria, vendim për përjashtimin e shtresave sociale, nga sigurimi shëndetësor

Qeveria kujtohet për përjashtimin e shtresave sociale, nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Dje, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, pika 2, e 41,  të ligjit nr.10383, datë 24.11.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, zotit Halim Kosova, qeveria shqiptare vendosi, të sanksionoj më në fund, përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe të kujdesit spitalor, që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën e përçaktuar, të kategorive për fëmijët 0 - 1 vjeç, për invalidët e plotë, përfshirë edhe invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë, për invalidët e luftës, për veteranët, për jetimët. Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për barnat e listës së rimbursueshme, si dhe barnat jashtë listës që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, në masën 100 %,  të kategorive për invalidët e luftës, për veteranët për sëmundjet kronike sipas listës së miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, për jetimët. Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta, në masën 100%, për alternativat e para të barnave të listës së barnave të  rimbursueshme, të kategorive për fëmijët 0 - 1 vjeç, për pensionistët, për të verbrit me verbëri të plotë, për invalidet e plotë, përfshirë edhe invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta për të gjitha shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e paketave të shërbimeve që mbulohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, lidhur me diagnozën kryesore, për të sëmurët me TBÇ, të sëmurët me  ÇA, të sëmurët me SIDA. Përjashtimin nga pagesat e drejtpërdrejta, në masën 100%, për  alternativat e para të barnave  që shërbejnë për trajtimin e diagnozave specifike nga lista e barnave të rimbursueshme, për të sëmurët me sklerozë multiple, të sëmurët me talasemi, të sëmurët me insufiçencë renale etj. Nga: Përparim Halili

Më të lexuarat