BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Politike

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe

Në studion e “Open” është diskutuar me tone të ashpra midis kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe gazetares Klodiana Lala skema e evazionit fiskal me faturat e koncesionarëve të inceneratorëve.

Lala e ka pyetur Kryemadhin nëse posedon fakte konkrete dhe dokumente që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrin Ahmetaj, sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçi apo edhe vetë kryeministrin Edi Rama në këtë skemë mashtrimi.

Kryetarja e LSI zbuloi se ka prova që kryeministri përfshihet në firmosjen e inceneratorëve të Tiranës dhe të Fierit, ndërsa ka akuzuar sekretarin e Kryeministrisë Engjëll Agaçi që me ndërhyrjen e tij direkte ka çuar përpara në shkelje të ligjit skemën e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Klodiana Lala: Cili është roli konkret i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe sekretarit të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe çfarë dokumentesh posedoni ju për t’i akuzuar.

Monika Kryemadhi: Për Engjëll Agaçin e di që është te inceneratori i Elbasanit. Shpallja e fituesit “Albtech Invest” në mënyrë të paligjshme që duhet të ishte prokurim ndërkombëtar, nuk u bë, nuk u la 40 ditë siç e ka ligji, pra implikojnë drejtpërdrejte Engjëll Agaçin dhe gjithë ministrat që kishin anën ligjore të kësaj. Për çështjen financiare është Lefter Koka.

Për Arben Ahmetaj nuk ka firmë në Elbasan dhe Fier. Nuk e di se cili është implikimi i tij në inceneratorin e Tiranës. Në Fier, zoti Subashi e di që ka bërë deklaratë se i është kërkuar të bëjë kthimin nga tokë arë të tokës ku është bërë inceneratori i Fierit.

Klodiana Lala: Një shkresë që e ka firmosur zoti Veliaj është publikuar, por a ka shkresa të tjera që implikojnë zotin Veliaj? Dhe kur flisni për Zotin Rama, a ka shkresa zyrtare të firmosura nga Rama që e implikojnë direkt në kryerjen e veprave penale, si shpërdorim detyre etj.

Monika Kryemadhi: Për zotin Rama është e thjeshtë, se mund të ndjekësh këtë linjën e firmave nga ministritë. Është e thjeshte mjafton të merresh më të gjithë çështjen. Veliaj ka angazhim të drejtpërdrejt financiar. Sa i përket shpërdorimit të detyrës së Edi Ramës këtë e zgjidh SPAK. Rama vetëm dy vendime qeverie ka firmosur për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Më të lexuarat