BREAKING NEWS

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e njohur që bënë shumë zhurmë që pritet të marrin mandatin e deputetit në seancën e radhës (NJOFTMI I PLOTË)

KQZ del me njoftimin e rëndësishëm/ Kush janë dy emrat e
x
BREAKING NEWS

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/ Spartak Ngjela komenton deklaratat e Yuri Kim dhe Arben Krajës: Berisha është hetuar para se të shpallej non grata, ndërsa Meta po hetohet për...

"Joe Biden e ka bërë të qartë se SPAK..."/
x
BREAKING NEWS

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë, zbardhen 7 kandidatët e grupit të Alibeajt për zgjedhjet lokale. Kush janë emrat e njohur

Thellohet përçarja në PD/ Nga Mallakastra në Krujë,
x
BREAKING NEWS

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD, tek përjashtimi i Berishës dhe Metës nga Parlamenti, ja prapaskenat

“Tërmet” tek opozita në dhjetor, nga rikthimi i Lulzim
x
BREAKING NEWS

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e lartë të korruptuar “në rrethin e ferrit” nga kushtet evropiane, si do të plotësohen me materiale shtesë nga amerikanët dosjet “përvëluese” në SPAK

Joe Biden fut në ankth politikën shqiptare, pushtetarët e
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe çfarë i ka shkruar në një raport Uashingtonit në shtator 1944 për shqiptarët

Muharrem Xhafa: Ja kush ka qenë njeriu i besuar i CIA në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka rezervuar moti për ditët e para të Dhjetorit (TABELAT)

Shqipëria do pushtohet nga dimri i acartë, ja çfarë ka
x
BREAKING NEWS

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia tronditet nga një skandal spiunazhi si nëpër filma, zbulohet një ndërtesë plot me oficerë të inteligjencës sekrete të Kremlinit

“Gropa ruse” në zemër të Evropës, Suedia
x

Politike

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të

Pafajësia e presidentit aktual Ilir Meta nga afera e videos me ish-ministrin Dritan Prifti, shihet si një shembull i dështimit të drejtësisë në luftën ndaj korrupsionit. Në atë kohë Meta doli i pafajshëm në Gjykatën e Lartë edhe pse në media doli një video ku ai dhe ish-ministri Dritan Prifti flisnin për një aferë 700 mijë euro.  Dritan Prifti, atëkohë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ilir Meta, zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm zhvillojnë një bisedë të tensionuar që zgjat rreth 7 minuta ku flitej për disa afera. Videopërgjimi shkaktoi një valë konflikti politik që u pasua me 4 viktima para Kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011 dhe një luftë të hapur institucionale mes Kryeministrisë, Presidentit e Prokurores së Përgjithshme. Në kampin e drejtësisë, si për ironi procesi eci qetësisht dhe videopërgjimi, që arriti të shkaktojë viktima mes qytetarëve, u refuzua të merrej si provë nga Gjykata e Lartë e cila e konsideroi të montuar. Çështja u pushua dhe Ilir Meta u shpall i pafajshëm për t’u bërë pak vite më vonë kryetar parlamenti. Sot Ilir Meta është kryetar i Partisë së Lirisë. Të njëjtën skemë, ai po kërkon ta përdorë edhe me dosjen e spiunit që mund ta përjashtojë nga politika.

Ja prapaskenat

Ilir Metaj po vazhdon të mbajë të njëjtat qëndrime që mbajti me videon e Prifitt. I vendosur në shënjestrën e autoritetit te dosjeve dhe të socialistëve që synojnë ta mbajnë larg Parlamentit, Ilir Metaj me tone kërcënuese fajëson Edi Ramen për manipulim te dosjes se tij. Kur rrodhi në publik në fund të muajit korrik shkresa e Autoritetit të Dosjeve drejtuar Kuvendit për një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit me inicialet I.M., që autoriteti më vonë do ta identifikonte si Ilir Metaj, ky i fundit heshti për gati 24 orë. Ai reagoi e tha se nuk ishte ai personi me inicialet I.M., për të cilat flitej në dosjen e Autoritetit. Ky ishte qëndrimi fillestar. Ky qëndrim do të ndryshonte pa mbushur ende 24 orë. Këtë herë, Ilir Meta akuzonte Autoritetin për manipulim të dosjeve në një skenar, që tha se ishte mafioz dhe i dënueshëm. Premtoi se Autoriteti do të mbante përgjegjësi institucionale dhe individuale për këtë manipulim, por pa shtuar më shumë. Socialistët nga ana tjetër futën në Kuvend kërkesën e Autoritetit për të ndryshuar ligjin, ndryshim që do t’i mundësonte këtij institucioni që të hapte plotësisht dosjen në fjalë, ku beson se Ilir Meta ka spiunuar planin e arratisjes së shokut të klasës në universitet, Filip Talo te Sigurimi i Shtetit. Meta e shmangu komentimin e drejtpërdrejt e në daljet publike betohej për pastërtinë e tij të figurës, pastërti që e ka siguruar përmes një certifikate nga komisionet Mezini e Bezhani. Ky ishte qëndrimi publik, ndërsa pas perdeve me siguri ka lëvizur gurët për ta mbyllur këtë çështje, duke e pranuar me veprime atë që refuzon të pranojë me deklarata; pra që dosja ekziston.

Ilir Metaj kontakte me Filip Talon

Meta së fundmi ka intesifikura lëvizjet në prapavijë, në mënyrë që të “djegë” çdo provë që implikon atë si Spiun të Sigurimit. Madje, ish-presidenti Meta ka shkuar deri atje, sa pas skandali që i plasi, ka shtuar kontaktet me personin për të cilin akuzohet se e spiunoni tek ish-Sigurimi i Shtetit kur ishin në shkollë. Burime të sigurta nga Partia e Lirisë i thanë gazetës “SOT” se në kuadër të transparencës dhe thellimi të skandalit, Meta ka zhvilluar telefonata me personin që në dosje thuhet se e spiunoi. Po pse Ilir Meta që pretendon se është i pastër dhe s’ka kurrfarë lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit, ka nisur të lëvizë gjithë gurët në prapavijë, ku fillimisht ka shtura kontaktet me personin që bëri burg për të. Nëse supozojmë se ai është i pastër, përse atëherë ai nuk bën transparencë dosjen e tij dhe përse kontakton personi që aludohet se ka spiunuar gjatë kohë që ai ka qenë spiun dhe bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? Për të gjitha këto pyetje, përgjigjet mbetet të shihen gjatë ditëve në vijim, gjithmonë nëse Ilir Meta do të ketë guxim të rrëzojë me prova dhe fakte akuzat që rëndojnë mbi të, se ai ka qenë spiun dhe fuks.

Më të lexuarat