Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“S’kemi kohë të shikojmë pas”/ Sërish tensione dhe debate te Komisioni i Ligjeve, braktis mbledhjen Alimadhi: Bënë mirë ata që u larguan nga Parlamenti, ju nuk...

Postuar: 12/07/2019 - 10:44

Sërish përplasje dhe debat në Komisionin e Ligjeve. Kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi, ka braktisur mbledhjen pas përplasjes me kryetarin e Komisionit Ulsi Manja.

Alimadhi ka kërkuar të njihet me materialet e rregullores së Kuvendit, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Manja, dhe nga kolegët e tij socialistë.

“S’kemi kohë të shikojmë pas, do ecim para”, ka thënë Manja.

Alimadhi i kthehet me fjalët: “Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti, ju nuk pranoni asnjë propozim, u jap të drejtë atyre”.

Pas këtij debati Alimadhi e ka braktisur mbledhjen.

Në rend të ditës së Komisionit të Ligjeve këtë të premte është vazhdimi i shqyrtimit nen për nen të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike mbi gjendjen në shërbimin civil, për vitin 2018”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:34

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti i cili sot ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Besa Shahini deklaroi se shqiptarëve i interesojnë problematika që prekin vetë ata.

Postuar: 18/07/2019 - 10:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet pr

Postuar: 18/07/2019 - 09:49

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:20

Juristi Romeo Kara ka zbardhur prapaskenat e skandalit me amnistinë që prokuroria po u bën pushte

Postuar: 18/07/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuar të Amerikës i ka dhënë ditën e djeshme një tjetër goditje opozitës.

Postuar: 18/07/2019 - 09:00

Zbardhen prapaskenat e luftës që presidenti Ilir Meta ka nisur me drejtësinë.

Postuar: 18/07/2019 - 08:55

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e