Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skenar si me reformën për të nxjerrë PD nga çadra, Rama-Meta kërkojnë të ndërhyjë PPE dhe Hahn, njeriu i Merkel në Tiranë për t’i bërë presion Bashës të futet në zgjedhje

Postuar: 16/04/2017 - 08:20

Ashtu siç u paralajmërua, dy liderët e koalicionit qeverisës, Rama-Meta, u takuan dje në ambientet e “Hotel Tirana” për 1 orë e 20 minuta. Kryeministri Edi Rama në këtë takim shoqërohej nga Gramoz Ruçi e Engjëll Agaçi, ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta, shoqërohej nga Petrit Vasili, Luan Rama e Klajda Gjosha. Në këtë takim, dyshja Rama-Meta ranë dakord për tre pika: garantimi i votës së lirë, zgjedhja e presidentit të ri në mënyrë konsensuale, ku në këtë proces të marrë pjesë dhe opozita, si dhe të ndërhyjnë Partitë Popullore Europiane dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, për të zgjidhur krizën politike, në mënyrë që të arrihet dialogu PS-PD-LSI për rikthimin e opozitës në Kuvend. Thelbi i këtyre tre pikave është pjesëmarrja e opozitës në të gjitha proceset. Por, ajo që befason në atë çka Rama dhe Meta kanë rënë dakord, është fakti se ata do t’i drejtohen PPE dhe komisionarit Hahn për të ndërhyrë në nxjerrjen e Lulzim Bashës nga çadra. Duket se dy liderët e koalicionit qeverisës, Rama-Meta, do të përdorin skenarin si me reformën në drejtësi më 21 korrik të 2016, për të nxjerrë Lulzim Bashën nga çadra. Asokohe, kur pritej të votohej reforma në drejtësi, PS dhe LSI kërkuan ndërhyrjen e Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland, si dhe komisionerit Hahn, për të bindur opozitën të kthehej në Kuvend dhe të votonte ndryshimet kushtetuese. E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me “çadrën e opozitës”, ku ndërkombëtarët do të vizitojnë Tiranën për të bindur Bashën të vijë në Kuvend. Edhe gjatë këtyre ditëve, të gjithë zyrtarët e lartë të BE kanë kritikuar protestën e opozitës, madje e kanë akuzuar edhe për bllokimin e vetingut, dhe i kanë kërkuar kryedemokratit që betejën politike ta zhvillojë në Parlament. Pas takimit te “Hotel Tirana”, Ilir Meta u prononcua për mediat ku bëri të ditura tre pikat e dakordësisë mes PS dhe LSI. “Dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve tona për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë, si themeli i një shoqërie europiane. Me këtë rast, vullneti për të nisur një dialog pa kushte që tani me opozitën dhe drejtuesit e saj. Së dyti, kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, apo pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekje për të arritur konsensusin dhe me opozitën për çështjen e presidentit, edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota në Parlament. Së treti, duke parë vështirësinë e opozitës për të pasur besim, dhe kjo është arsyeja pse dialogu ende nuk ka nisur, kemi vendosur që t’i drejtohemi zyrtarisht PPE ku dhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejtë të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngërç të marrë fund sa më shpejt”, tha Meta.

Lëvizjet që priten javën e ardhshme

Duke nisur nga dita e sotme, do të ketë negociata PS-PD-LSI për rikthimin e opozitës në Kuvend. Takimet do të përshpejtohen pasi opozita ka afat deri në fund të prillit për t’u regjistruar në zgjedhje, pasi në rast të kundërt, opozita do të përjashtohet automatikisht nga procesi zgjedhor i 18 qershorit. Nëse nuk arrihet një marrëveshje për rikthimin e opozitës në Kuvend, ashtu siç ndodhi me reformën në drejtësi, Basha pritet të telefonohet nga komisioneri Hahn që ai t’i rikthehet Kuvendit dhe të regjistrohet në zgjedhje, brenda afatit kohor. Kështu, gjatë javës së ardhshme do të ketë angazhim të faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Sipas informacioneve në Tiranë do të vijë ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel, i njohur si i afërt i Angela Merkel. Ai do zhvillojë takime me liderët politikë dhe pritet që të ushtrojë presion ndaj Bashës me qëllim që PD të dalë nga çadra dhe të futet në zgjedhje. Po ashtu në Tiranë të hënë do të vijë edhe kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister. McAllister, është pjesë e Partisë Kristiandemokrate të kancelares gjermane Angela Merkel dhe vizita e tij pritet që të ndihmojë palët për arritjen e një kompromisi. Konfirmimi për vizitën e kreut të komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, në Bruksel. Nëse sërish nuk ka dialog, pritet një vizitë edhe e komisionerit Hahn, apo dhe eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein. 

Eneida Jaçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardian Dvorani.

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj