BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Skenari Rama-Basha është djallëzor”, shpërthen Bujar Nishani dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Kush ka ‘dy pare mend’ e kupton këtë!

“Skenari Rama-Basha është djallëzor”, shpërthen

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer keq ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas ndryshimeve më të fundit Kushtetuese që ka kërkuar PD-ja.

Sipas Nishanit , Basha në bashkëpunim me Ramën kanë thurur një plan për t’i shpëtuar vettingut të vërtetë të politikës.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha nuk heq dorë nga praktika e gënjeshtrës, hipokrizisë dhe teatrit vulgar në sjelljen e tij si politikan me opinionin publik dhe institucionet.

Ka dy arsye për këtë.

Ose nuk di mënyrë tjetër komunikimi dhe sjellje në këtë raport ose e ka pjesë të karakterit këtë model.

Të ashtuquajturat “iniciativa për ndryshime kushtetuese” që ju servirën opinionit publik në përpëlitjet e pavlera të Lulzim Bashës, për ti ikur diskretitimit të madh që po pëson në sytë e të gjithë opinionit publik dhe atij ndërkombëtar, tregojnë edhe njëherë këtë problem të madh të tij.

Të prezantohesh si iniciator i rikthimit të organizimit territorjal vendor në modelin siç ishte përpara 2015 me 300 e kusur bashki e komuna, pa një projekt konkret, të një harte konkrete ndarjeje territorjale, tregon cektësinë me të cilën e kupton përgjegjësinë e komunikimit publik si dhe paaftësinë totale për tu ulur e bërë një punë minimale.

Natyrisht që qëllimi është gjetkë e kushdo që ka “dy pare mend” e kupton.

Do të dëshiroja t’u kujtoja të gjithë atyre personave që : në këmbim të mbështetjes,  në këto kohë të izolimit të madh që anëtarësia e partisë i ka bërë L. Bashës, premtimet për tu kandiduar si kryetarë komunash, janë krejt pa vlerë dhe nuk do mund të kthehen dot në realitet.

Ato janë ca gënjeshtra të vockla vulgare si ato qindra të tjera të bëra më parë.

Kjo jo vetëm për faktin se Shqipëria nuk mund të ketë 400 komuna, por mbi të gjitha sepse L. Basha nuk do të ketë më kurrë në dorë të caktojë kandidaturat për bashki, komuna e deputet të Partisë Demokratike !

Po aq djallëzor është skenari Rama-Basha për ti ikur vetingut real të politikanëve.

Loja me gjoja amendamente për vetingun nga SPAKU, nuk mashtron dot më askënd.

A e ka dëgjuar ndokush L. Bashën të flasë për ; “sekuestrim të pasurive të paligjshme të politikanëve” ? Askush !

Atë ka tmerr ta përmend L. Basha !

Vetingu nuk është procedurë normale, formale apo e zakonëshme që t’ja kërkojmë SPAKUT apo ASPAKUT, sa për tu tallur me shqiptarët.

Jo ! Vetingu organizohet pikërisht si një proçes “ekstra” nga struktura të posaçme ngritur enkas për të, pikërisht për faktin se institucionet aktuale formale nuk e ndërrmarrin dot aktin ligjor të pastrimit, këtë rast të politikës nga vjedhjet dhe grumbullimi i pasurive të paligjëshme.

Vetingu i politikanëve do të bëhet, do apo nuk do aleanca Rama-Basha.

As nga SPAKU  e as nga askush i pa zoti e i pa aftë, i kapur apo peng i pengmarrësve.

Shteti shqiptar do të kontraktojë auditë të nivelit të lartë dhe gjyqtarë të pavarur, nga vendet evropiane me sistemet gjyqësore dhe audituese më profesionale dhe të konsoliduara për të bërë një veting model të politikanëve.

Esenca dhe konkluzioni i të cilit nuk do të jetë thjesht nxjerrja jashtë politikës dhe administratës shterërore të këtij vendi të korruptuarve dhe inkriminuarve, por mbi të gjitha sekuestrimin e çdo pasurie të paligjshme e të pajustifikuar.

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë !

Më të lexuarat