Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skënder Gjinushi nxjerr blof Ilir Metën: Si mashtroi kur u bë president

Postuar: 12/07/2019 - 21:33

Skënder Gjinushi ka folur ditën e sotme në emisionin 'Repolitix' për mosdekretimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave nga presidenti Ilir Meta.

Akademiku ka cekur edhe një nga arsyet e mosdekretimit, atë të dorëheqjes nga kreu i Partisë Socialdemokrate, teksa i kujtoi Metës se ky i fundit ishte akoma kryetar i LSI-së kur u zgjodh president.

'Hetimi është bërë pa dije dhe këtë gjë e preku atë ditë. I kam thënë atë ditë. Po ky president që sot pikërisht risheh kur u dha dorëheqja po lexoj fjalimin e tij kur u bë President, 'pas konsultimeve me këshilltarët, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimit si president...

Në 24 korrik, por zgjedhja u bë në 24 qershor dhe deri atëherë mund të vijoj me detyrimet e mia institucionale. Edhe pse do të vij të jem kryetar i LSI-së deri në datë 23'. Pra është zgjedhur President pa dhënë dorëheqjen si kryetar i LSI-së dhe çregjistrimin e bëri vetëm para betimit. Me këtë logjikë,  Presidenti duhet të pranojë pavlefshmërinë e zgjedhjes së tij dhe mbase lehtëson procedurat e shkarkimit të tij', tha akademiku.

Gjinushi thotë se Meta mashtron, pasi pretendon se e ka dhënë dorëheqjen më 15 maj dhe jo në datën që thotë Meta.

'Dorëheqja është në 15.5.2019, ky mashtron. Këshilli tha që është dhënë dorëheqja dhe kaq. Dorëheqjen e kam dhënë me 15 maj, zgjedhjet janë bërë më 24 maj. Dhashë dorëheqjen dhe garoj. Isha, dhashë dorëheqjen dhe duhet të garoj. Dorëheqja është dhënë më 15. Vendimi i këshillit është i falsifikuar. Pozicioni im është zëvendësuar në 31.5.2019, ndërsa ky thotë është shkarkuar në 31.5.2019, nuk është nga mosdija është e qëllimshme', tha akademiku

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 11:32

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi dhe njëherë sot se më 30 qershor nuk janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri. Ai pati një reagim të ashpër dhe për ndërkombëtarët që e kanë mbështetur këtë proces.

Postuar: 18/07/2019 - 11:24

Kreu i Grupit  Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se do të ashpërsohen ligjet p

Postuar: 18/07/2019 - 11:17

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi sot se nëse nuk bëhen zgjedhjet më 13 Tetor nuk do të

Postuar: 18/07/2019 - 11:08

Deputeti i opozitës së Re Andi Përmeti deklaroi se ligji për arsimin e lartë nuk duhet të anulohe

Postuar: 18/07/2019 - 11:03

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjet, ka reaguar lidhur me verifi

Postuar: 18/07/2019 - 10:55

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi se nota mesatare për degën e Mësuesisë do të shkojë 8 n

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në parlament deklaroi se vendosja