Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Socialistët miratojnë projektbuxhetin 2018 dhe paketën fiskale, Basha dhe Kryemadhi përplasen me Ramën

Postuar: 15/11/2017 - 08:27

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim ditën e djeshme buxhetin e vitit 2018 dhe paketën fiskale. Ajo që vlen të theksohet është fakti se opozita e bashkuar, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, votuan kundër, duke e kontestuar kështu buxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas nënkryetares së komisionit, njëherazi edhe deputete e PD, Jorida Tabaku, e cila mori fjalën para se të niste procesi i votimit, ky buxhet nuk duhet të votohet pasi nuk plotëson kushtet bazë për të cilat një qeveri ka nevojë. “Opozita ka disa shqetësime. Ky buxhet nuk parashikon asnjë fond për rritjen e pagave, pensioneve apo ndihmës ekonomike. Fondi për të përndjekurit politik është i njëjtë me vitin e kaluar. Po ashtu, institucionet e reformës në drejtësi kanë pothuajse të njëjtin buxhet. Organet e vetingut kanë 1/3 e fondit të kërkuar. Ky buxhet nuk akomodon kërkesat dhe nuk funksionet e shtetit”, u shpreh Tabaku. Pas fjalës së saj, kryetari i komisionit, Erjon Braçe kaloi në votim buxhetin e 2018-ës dhe sistemin fiskal, të cilët u miratuan në parim me dhjetë vota pro (të mazhorancës) dhe tetë kundër (të opozitës PD-LSI). Projektbuxheti i shtetit dhe paketa fiskale që e shoqëron atë për vitin e ardhshëm pasi miratohet në parim në seancë plenare, rikthehet përsëri për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare.

Përplasja e PD-LSI me Ramën

Buxheti i vitit të ardhshëm është bërë subjekt sulmesh e diskutimesh mes mazhorancës qeveritare dhe partive opozitare. Teksa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dy ditë më parë se buxheti i vitit 2018 është në duart e krimit dhe duhet të administrohet nga FBI dhe DEA amerikane, kryeministri Edi Rama i ktheu përgjigje dje. Nga konferenca e Bankës së Shqipërisë, kreu i qeverisë e ironizoi deklaratën e Bashës, duke thënë se tejkalon çdo imagjinatë dhe se në këtë mënyrë po dëmton konsumatorin. "Dje kam dëgjuar diçka që, imagjinata s'ma kishte thënë kurrë se mund ta dëgjoja në të gjallë, dëgjova se projektbuxheti i 2018 duhet të administrohet nga FBI dhe DEA se buxheti dhe sistemi bankar, është në duart e krimit. Tani, ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit dhe jo vetëm ju që jeni pa kufje, por edhe ata me kufje. Është për të qeshur edhe për të qarë sepse këto janë sinjalet më dëmtuese për konsumatorin dhe për opinionin në tërësi. Ndaj dua t'u them atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës, që të qeshin dhe jo të qajnë”, tha Rama. Por lideri demokrat nuk u ndal me aq, pasi reagoi sërish dje. Në një deklaratë për mediet, ai përsëriti akuzat në drejtim të qeverisë për pastrim parash përmes buxhetit të vitit të ardhshëm, teksa shtoi se paratë e krimit po pastrohen përmes bankave në Shqipëri. “Po largohet paraja e ndershme, nuk ka asnjë investim të ri të huaj prej 4 vitesh. ndërkohë që lulëzon droga. Paratë i pastrojnë edhe politikanët që marrin para nga kriminelët, blejnë vila e nxjerrin para nga Shqipëria”, citoi Basha. Nga ana tjetër, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi lëshoi akuza drejt Edi Ramës gjatë një takimi me ekspertë ku u diskutua buxheti për bujqësinë. Sipas Kryemadhit, Kryeministri i ka përdorur paratë për të bërë qoka dhe jo për bujqësinë. “Kryeministri ka bërë qoka për miqtë e tij. Buxheti i bujqësisë është më i vogël se vetëm një nga koncesionet e tij”, tha ajo. 

Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 15

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2018 - 17:48

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka ngritur dy shqetësime lidhur me ligjin e pronave të sjellë në Kuvend. Sipas Tabaku, ai ligj është pjesërisht antikushtetues dhe ka dhënë arsyet pse.

Postuar: 17/02/2018 - 17:10

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi çështjen e Adriatik Llallës, ku SHBA-ja i ka mohuar vizën pasi e cilëson si të përfshirë në akuza mbi afera të mëdha korru

Postuar: 17/02/2018 - 16:04

Partia Demokratike ka njoftuar sot se kryetari i saj Lulzim Basha gjatë Samitit të udhëheqësve botërorë të partive të qendrës së Djathtë ka shprehur në Budapest vlerësimin e opo

Postuar: 17/02/2018 - 12:45

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Bledi Çuçi sot ka kundërshtuar qëndrimin e Oerd Bylykbashit, i cili dje tha se zyrtarisht Komisioni i Reformës Zgjed

Postuar: 17/02/2018 - 12:08

Ish-kryeministri Sali Berisha uron sot diten e madhe per Kosoven dhe shqiptaret.

Berisha shkruan se Kosova është faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon.

Postuar: 17/02/2018 - 11:57

Në raportin e inspektorëve të UEFA-s të publikuar dy ditë më parë, përmendej edhe emri ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, që ka qenë presidenti i Shkumbinit të Peqinit.

Postuar: 17/02/2018 - 11:42

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me anë të një videomesazhi ka uruar të gjithë qytetarët për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.