Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Socialistët irritohen me Ilir Metën: Ka marrë flamurin e opozitës, nuk mund të kthejë propozimet e kryeministrit

Postuar: 12/01/2019 - 08:50

Vendimi i Presidentit Ilir Meta për të refuzuar Gent Cakën si ministër të Jashtëm ka irrituar socialistët. Disa prej deputetëve reaguan dje, duke e cilësuar vendimin e presidentit si antikushtetues. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e akuzoi Metën se ka filluar të bëjë rolin e opozitës. “Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e SHQUP-it dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat në dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”, deklaroi ai. Në të njëjtën linjë me të ishte dhe deputetja socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo deklaroi se nuk ka ta drejtë presidenti të kthejë propozimet për ministra. “Mendoj që në rastin konkret kemi të bëjmë me një skenar të përsëritur, edhe në rastin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, presidenti përdori të njëjtin argument. Presidenti nuk mund të mos dekretojë, kompetenca është tërësisht e kryeministrit dhe jo presidentit. Emërimi dhe shkarkimi është tërësisht kompetencë e kryeministrit”, deklaroi ajo dje. Sa u takon deklaratave në lidhje me dakordësinë për shkëmbimin e territoreve, Gjylameti i konsideroi tërësisht të pavërteta. Sipas saj, argumentimi i presidentit është politik dhe jo juridik. “Deklaratat janë tërësisht jo të vërteta dhe argumentimi është politik dhe jo juridik. Presidenti po përpiqet të gjejë argumente që nuk janë të vërteta. Sa i takon marrëveshjes për territorin është tërësisht e pavërtetë”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Gjylameti theksoi gjithashtu se Presidenti nuk duhet të bëjë opozitën, por është mbi palët dhe në interes të Shqipërisë. Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë do ndodhë në ditët në vijim, pasi dhe juristët janë të dyzuar. Ka shumë nga ata që thonë se presidenti nuk ka asnjë kompetencë të refuzojë propozimet e kryeministrit, ndërsa të tjerë mendojnë të kundërtën. Fakti që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, secili e interpreton ligjin sipas qejfit.

Reagon Bushati

Mosdekretimi i Gent Cakës nga ana e presidentit Meta është komentuar edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. I pyetur në një studio televizive mbi kërkesën e Metës për të kërkuar komision hetimor për DSIK, deputeti socialist u shpreh se presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë ngritje komisioni. “Ai flet në emër të opozitës dhe Komisioni Hetimor ngrihet nga opozita. Meta nuk mund ta ngrejë, por ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar mund ta kërkojë vetëm opozita. Neglizhenca nuk e di që është vepër penale në radhë të parë dhe unë vetë nuk jam i pajisur me këtë certifikatën e sigurisë”, deklaroi ai. Sipas socialistit, Meta po sillet sikur të ishte një politikan në opozitë duke i kaluar kompetencat e një presidenti. “Meta është në opozitë dhe është në opozitë-bërje. Ai mund të jetë në kundërshti me çdo gjë. Ai nuk mund t’i hyjë logjikës vlen apo jo një ministër”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 19:44

Ajo që po ndodh sot me lëvizjen opozitare është një traumë e rëndë dhe një fatkeqësi që ka zënë për fyti një komb të tërë.

Postuar: 25/03/2019 - 19:36

Deputetët të cilët dogjën mandatin do të vazhdojnë të paguhen sërish, edhe pse nuk do të paraqi

Postuar: 25/03/2019 - 19:27

Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, në bazë të një dokumenti i cili qarkullon në medi

Postuar: 25/03/2019 - 19:12

Kordinatori për mjedisin në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi me anë të një statusi në Faceb

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu me anë të një postimi jo të zakontë në Facebook ka bërë të di

Postuar: 25/03/2019 - 18:15

Avokati Spartak Ngjela ka folur edhe për Kongresin e Partisë Socialiste të cilin e ka quajtur p

Postuar: 25/03/2019 - 18:11

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me deklaratën që