BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Politike

Socialistët përplasen me Çelo Hoxhën për dekomunistizimin, deputeti i PS akuza PD se po kërkon të rikthejë censurën, kreu i ISKK sulmon komunistët

Socialistët përplasen me Çelo Hoxhën për

Socialistët janë përplasur ditën e djeshme me kreun e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit Çelo Hoxha për dekomunistizimin. Nisma e PD-së në kuadër të dekomunistizimit, ku kërkohet që filmat, dokumentarët, këngët apo edhe momente që kujtojnë e glorifikojnë sistemin komunist, ka ndezur debate ndërmjet palëve jo vetëm artistëve, por edhe politikës. Duke mos e konsideruar komunizmit sot në botë si rrezik, deputeti socialist Petro Koçi theksoi dje në një studioe televizive se përpjekja për të ndaluar filmat është censurë.“Sot në botë rreziku i komunizmit thuajse nuk ekziston. Më duket si përpjekje me natyrë shumë artificiale. Tentativat për të hyrë tek filmat më duket e një përpjekje për të censuruar dhe do të na kthente në kohën e komunizmit. Ka plot raste kur ka episode në filma kur episodet janë të politizuara. Mendoj se do të ishte një goditje për tërësinë e artit shqiptar. PS është shumë e vëmendshme ndaj kësaj pasurie dhe nuk do të lejojë. Mund të vihet çështja e vitit të prodhimit të filmit. Çdo periudhë e regjimit ka edhe të mira të vetat”, u shpreh Koçi.

Hoxha: Komplet regjimi ishte i paligjshëm

Ndërkohë Çelo Hoxha, kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit deklaroi dje nga e njëjta studio televizive se filmat e komunizmit ishin komplet propagandë në shërbim të njeriut të ri. Megjithatë, ai kërkon që mos të përqendrohen tek një segment i draftit, siç janë filmat, por duhet parë në një kontekst të gjerë. Sipas Hoxhës duhet të gjendet mënyra për të treguar se është një prodhim në funksion të diktaturës komuniste. Hoxha u shpreh se kjo është një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist.“Drafti i dorëzuar në Kuvend nuk është për ndalimin e filmave, por për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, filmat janë një segment. Duhen parë gjërat në kontekst të gjerë. Ushtroi një dhunë të paparë kulturorë për njeriun e ri shqiptar. Dhe një nga armët më të fuqishme që e ka bërë këtë ishte Kinostudio Shqipëria e re. Është një strukturë politike për t’i shërbyer regjimit komunist. Është një investim kolosal i përqendruar. Populli shqiptar nuk është i informuar, pasi historia është e deformuar”, tha ai.

Kreu i ISKK: Regjimi komunist ishte i paligjshëm

Ndër të tjera, zoti Hoxha deklaroi se komplet regjimi ishte i paligjshëm. Ai tha se duhet që të ndalohen të gjitha filmat.“Komplet regjimi ishte i paligjshëm. Në këto filma, ato kanë qenë në shërbim të këtij entiteti të paligjshëm. Të nda lohen të gjitha filmat... duhet gjetur një mënyrë, por nuk duhen shfrytëzuar sentimentet e njerëzve. Aktori edhe vrasësi janë segmente në një proces të gjatë... Ai merr urdhrin kryen vrasjen. Edhe aktori mori porosinë dhe kreu aktrimin. Është në të mirë të gjithë shoqërisë, thjeshtë mënyra si duhet të jepen duhet të zgjidhet. Apo duhet tërhiqen fare, ose me një shënim... Trajtimi që i bën media po e keqpërdor. I mëshoni kësaj që të mbroni elementë të regjimit komunist. Filmat kanë qenë komplet propagandë për krijimin e njeriut të ri”, u shpreh Hoxha.

Më të lexuarat