Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Socialistët “shpërthejnë” ndaj Metës, akuza se po kërkon të kapë institucionet, Fatos Klosi zbardh të fshehtat e ngërçit në SHISH

Postuar: 20/09/2018 - 10:10

Deputetët e Partisë Socialiste shpërthyen në akuza dje kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në një kohë kur pritet që në nëntor ose dhjetor të ndryshojë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, shumë institucione në vend janë të bllokuara. Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo nuk është dekretuar akoma nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është futur po ashtu në ngërç për shkak të procesit të vetingut, por Ilir Meta nuk po e hedh shortin. Madje ai nuk pranon as që këtë kompetencë t’ia kalojë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Edhe pakti i detit gjendet po ashtu në tryezën e kreut të shtetit, por ky i fundit nuk po jep “OK”. Teksa kaq shumë gjëra janë “peng” i Metës, deputetët e PS e akuzuan dje Ilir Metën se po tenton të bëjë pazare për drejtimin e KLSH dhe BSH. Për këto institucione është Presidenti ai që propozon emra, ndërsa Parlamenti e voton ose e rrëzon dhe për këtë arsye mund të ketë edhe një përplasje Qeveri-Presidencë. Sipas përfaqësuesit të PS në Fier, Bujar Çela, ai po bëhet pengësë për çështjet e mësipërme e veçanërisht për SHISH, me qëllim që të ulet në tryezë për negociata me qeverinë për KLSH dhe Bankën e Shqipërisë. “Me këtë format që bën ai, duke bërë të rëndësishmin e shtetit do t’i thotë opinionit publik, popullit që ka gënjyer gjithmonë, por edhe pushtetarëve që shiko kam edhe unë gjëra në dorë. Këto dy institucione nuk kanë nevojë për firmën e Metës. Meta po i bën thirrje kreut të ekzekutivit që ju më lëshoni mua diçka, që t’ju kryejë një formalitet”, tha ai në një prononcim për gazetën.                               

Jo negociata me Metën

Por nga ana tjetër, Bujar Çela i “preu” shpresat kreut të shtetit për negociata. Sipas tij, mazhoranca nuk do bjerë preh e lojës së presidentit. “Kryeministrit nuk i intereson fare ky formalitet sepse institucionet funksionojnë, organet janë drejt ngritjes dhe nuk na intereson asnjë firmë e tillë e këtij presidenti kukull. Nga ana e mazhorancës, nuk do të ketë asnjë përpjekje për negociata me Metën për këto organe. Do të bindeni edhe më shumë kur nesër të votojmë dekretin e teatrit të ri”, u shpreh Bujar Çela. Edhe deputeti i PS në Tiranë, Sadri Abazi paralajmëroi se propozimet e Metës për kreun e KLSH dhe BSH mund të rrëzohen në Kuvend. “Presidenti nuk ka vota për këto institucione. Vërtetë bën propozimin e emrave Presidenti, por po nuk është njeri i përshtatshëm, atëherë Kuvendi nuk e miraton. Kreu i SHISH, pavarësisht nga mendimi dhe vendimi i Presidentit, vazhdon të jetë funksionar dhe në detyrë. Kështu që nuk ka rëndësi”, tha ai. Ndërsa deputeti i PS në Vlorë, Andrea Marto uroi që të mos ketë përplasje Qeveri-Presidencë. “Nuk uroj që ketë përplasje dhe besoj se nuk do të ketë”, u shpreh ai.

Të fshehtat e ngërçit në SHISH

Në një kohë kur situata mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta pritet të tensionohet, ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi “zbardhi” dje të fshehtat e ngërçit të krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror. Duke qenë se Meta nuk po e dekreton emrin e Helidon Bendos, Klosi deklaroi dje për gazetën se një lëvizje e tillë mund të bëhet për shkak të këshilltarit të sigurisë së presidentit, Bahri Shaqiri. Më konkretisht, ky i fundit ka qenë kreu i SHISH më parë, por më pas u emërua këshilltar sigurie në Presidencë. Fatos Klosi la të nënkuptohet se arsyeja pse Meta nuk dekreton Helidon Bendon është sepse në krye të SHISH kërkon të vërë sërish Bahri Shaqirin. “Unë nuk do të doja të ketë përplasje. Mendoj që është gabim të thuash që të ketë dhe unë preferoj që të mos ketë. Nuk ka ndonjë propozim konkret, është herët akoma. Kreun e SHISH nuk e dekreton sepse ka arsyet e veta. Ai ka një këshilltar sigurie që e njeh shumë mirë kreun e SHISH, kjo është arsyeja besoj. Këshilltari i tij ka qenë shef i SHIK-ut deri para pak muajsh ose një viti kështu që mund të ketë ndonjë arsye objektive”, tha Fatos Klosi.

Mimoza Ibra

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 18:27

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i mbledhur këtë të hënë për të zhvilluar seancën publike gjyqësore ndaj subjektit për rivlerësim kalimtar Edmond Islamaj, vendosi që ta shtyjë seancën për ditën e enjte, në orën 9:30 të m

Postuar: 17/12/2018 - 18:04

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët e Universitetit të Gjeologji Minierave.M

Postuar: 17/12/2018 - 18:03

Deputetja socialiste Evis Kusho, e cila është njëherësh edhe pedagoge prej shumë vitesh, shpreh

Postuar: 17/12/2018 - 17:21

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se miku i ngushtë i kreut t

Postuar: 17/12/2018 - 16:20

Protesta e studentëve në Tiranë duket se u ka dhënë zemër edhe atyre në kryeqytetin e Kosovës.

Postuar: 17/12/2018 - 16:05

Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS,  Ylli  Manj

Postuar: 17/12/2018 - 15:37

Juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj, si dhe pedagogia e Ekonomisë Luljeta M