BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Socialistët të vendosur për të shkarkuar Metën, premtojnë se nuk ka kthim pas dhe e akuzojnë se ka zaptuar Presidencën

Socialistët të vendosur për të shkarkuar Metën,

Socialistët janë të vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta nga detyra. Edhe pse ditët e fundit në korridoret e politikës qarkullonin zëra se ishte arritur një pakt i fshehtë Rama-Meta, duket se kjo nuk është e vërtetë, pasi mazhoranca është e vendosur për të larguar Ilir Metën nga Presidenca. Gazeta kontaktoi dje me disa nga deputetët e Partisë Socialiste, të cilët në unison u shprehën se janë të gatshëm për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të Metës, ndërkohë që theksuan se janë në pritje të raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, anëtarja e Komisionit të Ekonomisë, Antoneta Dhima akuzoi zotin Meta se shkeli Kushtetutën me anulimin e 30 qershorit, ndërsa theksoi se mazhoranca nuk ka ndryshuar qëndrim. “Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën. Kështu që, unë nuk kam ndryshuar qëndrim dhe ne si mazhorancë do t’i shkojmë deri në fund shkarkimit të tij nga detyra. Pastaj do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të vendosë”, deklaroi deputetja socialiste, Antoneta Dhima. Ndërkohë, në të njëjtën linjë me deputeten Dhima, dje u rreshtua edhe anëtari i Komisionit të Medias, socialisti Bujar Çela . Ky i fundit gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “SOT”, akuzoi presidentin Meta se ka zaptuar Presidencën dhe se ai nuk e meriton të jetë president i qytetarëve shqiptarë. “Përshëndetje! Mos e keni fjalën për burrin e shoferes se Lëvizjes Socialiste për Integrim?! Po, po kjo nuk është lufta Mazhorancë-Presidencë, por lufta midis të shkuarës dhe së ardhmes së kulturës dhe progresit që është rrezik për familjen Meta-Berisha dhe të shkretët Basha, etj., që rrinë të strukur pas pseudo aktorëve të teatrit! Për sa më pyet do t’i shkojmë deri në fund punës për të pastruar Presidencën nga paligjshmëria, pooo ! Me shokun Ilir Meta s’kemi asnjë gjë sepse vetë e kemi votuar në kohën e pandemisë së numrave në Parlament”, deklaroi deputeti socialist, Bujar Çela.