BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Socialistët të vendosur për të zgjedhur Kreun e ri të Shtetit pa opozitën, presidenti i ri do jetë një grua, ja kush janë kandidatet që përfliten

Socialistët të vendosur për të zgjedhur Kreun e ri të

Presidenti i ri i Shqipërisë nuk do të zgjidhet as raundin e dytë. Asnjë prej forcave politike nuk paraqiti ndonjë kandidaturë për kryetarin e ri të shtetit shqiptar teksa skadoi afati për regjistrimin e emrave për pasuesin e Ilir Metës në orën 16:00. Për rrjedhojë, sot do të jetë sërish seancë rutinë si ajo e raundit të parë në 16 maj, e cila zgjati vetëm 3 minuta. Sipas Kushtetutës, edhe nëse nuk ka votohet asnjë emër i nominuar për drejtuesin e ri të Shqipërisë, seanca shënohet si raund formal. Partisë Demokratike i mbetet vetëm një raund tjetër për të ofruar emrat e vetë për t’u votuar president. Në raundet 4 dhe 5, mazhoranca do të propozojë dhe votojë kandidaturat e veta.
Balla: Në raundin e katërt e zgjedhim ne presidentin/en.
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se nëse digjet dhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit, drejtuesi/drejtuesja e re e shtetit shqiptar do të zgjidhet në raundin e katërt, me votat e Partisë Socialiste dhe pa konsensusin e opozitës po qene nevoja. Nga qyteti i  Fierit, Balla shprehu keqardhje që PD dhe aletatët e saj nuk po ofrojnë kandidaturat e veta për president. Ai shtoi se dhe në raundin e tretë PD zyrtare ka mundësinë e propozimit të emrave për pasuesin e Ilir Metës në krye të Presidencës, ndërsa zbuloi se pasuesi i Metës mund të jetë një grua. Gazeta ka mësuar se janë katër emra grash që lakohen në korridoret e PS për të qenë kandidate për presidente, sikundër janë Ina Rama, Vali Bizhga, vajza e Ismail Kadares, Besiana Kadare dhe Valdete Sala. Madje emrin fundit e ka pohuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Konstatoj me keqardhje që nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marrë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita. Nëse opozita dhe në raundin e tretë nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e Republikës”, tha ai.
Agalliu: PS ndryshoi qëndrim për shkak të kandidatëve tanë
Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu reagoi në emër të selisë blu lidhur me deklaratat paraprake të eksponentit socialist Taulant Balla. Në rrjetet sociale, deputeti demokrat i Vlorës përsëriti qëndrimin e kryetarit të përkohshëm të PD, Enkelejd Alibeajt se PS ndryshoi qëndrim për zgjedhjen e presidentit për shkak të cilësisë së lartë të 7 kandidaturave të hedhura nga PD zyrtare. Ai shtoi se mazhoranca dëshiron të zgjedhë president të njëanshëm pro-socialist dhe se këtë gjë mund ta sigurojë me vota të vjedhura dhe me ish-deputetë të shpallur “non grata” nga SHBA (Orlando Rakipi dhe Sajmir Hasalla). “Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton. PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët ‘non grata’, por jo me PD”, shkruan Agalliu.
Pampuri: Rilindja do e zgjedhë presidentin si në 25 prill 2021
Edhe zëdhënësja e grupit parlamentar të PD, Orjola Pampuri sulmoi Ballën dhe PS për deklaratën ndaj selisë blu duke theksuar se ai shkeli premtimin publik se socialistët do të zgjidhnin 2 nga 4 kandidaturat e sjella nga PD zyrtare dhe më pas të zgjedhin me 20 vota deputetësh kandidatin e përbashkët për president. Pampuri shkruan në rrjetet sociale se socialistët do të veprojnë njësoj si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të cilat akuzohen se i kanë vjedhur nga opozita. Në fund, ajo nënvizon se drejtuesi i ri i shtetit do të jetë i njëanshëm socialist, por nuk do t’u shërbejë qytetarëve. “Balla na qenka i habitur se pse PD nuk paska çuar kandidat për raundin e dytë të zgjedhjes së presidentit?! Vërtet habi, sepse ai e hëngri vetë fjalën publike për të pranuar dokumentin e grupit demokrat. Por ai e ha turpin me bukë sepse së bashku me shefin e tij nuk duan president për shqiptarët, por president të zgjedhur prej xhepit të tyre, si noter për pushtetin e vjedhur. Rilindja do të bëjë atë që bëri me 25 prill 2021, të vjedhë presidentin ashtu siç vodhi mandatin qeverisës me bandat e krimit, të çertifikuar si të tillë edhe nga Departamenti i Shtetit.  Në raundin e katërt Rama do të votojë me votat e siguruara nga krimi e ‘non gratat’, presidentin, që normalisht nuk do të jetë kurrsesi i gjithë shqiptarëve”, shkruan deputetja e Tiranës, Orjola Pampuri.

Më të lexuarat