Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sokol Hazizaj dhe Arben Isaraj: Ja pse Kushtetuesja e ka të vështirë të vendosë për dekretin e presidentit, nuk është ligj a marrëveshje ndërkombëtare

Postuar: 12/07/2019 - 07:56

Gjykata Kushtetuese duket se nuk mund të shprehet dot për dekretin e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh. Personalitete të ndryshëm, kur presidenti e mori këtë vendim, u shprehën se për dekretin e Metës mund të vendosë Gjykata Kushtetuese dhe ankimimi mund të bëhet vetëm aty. Por konstitucionalisti Sokol Hazizaj renditi dje arsyet se pse kjo gjykatë e ka të vështirë të shprehet për dekretin në fjalë. Si fillim ai sqaroi se afati për ankimimin e dekretit është 4 muaj. Deputeti i PS, Bashkim Fino deklaroi dje se afati është 1-mujor dhe ka skaduar, por sipas Hazizajt, është një vendim i Gjykatës së Strasburgut që e ka bërë afatin 4-mujor. “Afati i ankimit ka ndryshuar për shkak edhe të ndryshimit të afateve në Gjykatën e Strasburgut dhe është 4 muaj”, tha Hazizaj. Ai shtoi se pavarësisht se ka ende afat për ankimim, për Gjykatën Kushtetuese ka disa vështirësi që të shprehet për këtë dekret. Sipas tij, kjo gjykatë duhet të vendosë nëse vendimit do t’i japë fuqi prapavepruese apo jo sepse tashmë zgjedhjet e 30 qershorit janë bërë. “A legjitimohet Gjykata e re Kushtetuese për të marrë një ankim mbas krijimit të saj sa kohë nuk është bërë në afatin kohor të parashikuar në ligj? Gjykata Kushtetuese mund të krijohet 4 muaj apo 3 muaj e gjysmë mbas dekretit, a legjitimohet kjo Gjykatë Kushtetuese që do të çojë për të gjykuar një dekret në lidhje me përmbajtjen e shfuqizimit? E dyta, a mund të ketë Gjykata Kushtetuese fuqi prapavepruese sepse ka dalë edhe një dekret i ri për datën 13 tetor? Kështu që, kë do të sulmosh në gjykatë, do të sulmosh shfuqizimin apo dekretin e ri, sepse varet edhe nga objekti i kërkesës. E treta, si do të trajtohet akti i dekretit? Ky është një akt me karakter të përgjithshëm. A mundet Gjykata Kushtetuese t’i japë kësaj një karakter prapaveprues? Sepse ne 30 qershorin e bëmë, duke rrëzuar dekretin e shfuqizimit, bëmë zgjedhjet e 30 qershorit. A mundet që ne t’i japim një vlerë ligjore diçkaje që ne e kemi kaluar. Për çfarë do t’i referohemi ne 30 qershorit kur KQZ veproi, do të kthehemi mbrapa? Kjo do të hapë diskutime të tjera”, tha Sokol Hazizaj.

Argumentet e Arben Isarajt

I të njëjtit mendim si avokati Sokol Hazizaj ishte dje edhe ish-zv/ministri i Drejtësisë, Arben Isaraj. Në një postim në rrjetet sociale, edhe ai renditi arsyet pse Gjykata Kushtetuese nuk mund të shprehet dot për dekretin e Metës për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve. Duke treguar në fillim se çfarë çështjesh gjykon Kushtetuesja, ai shtoi se në rastin në fjalë dekreti i Metës nuk është ligj a marrëveshje ndërkombëtare. “Kushtetutshmëria apo paligjshmëria, e dekretit të Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve”, sipas pikave “a”deri në “f” të nenit 131/21 të Kushtetutës, nuk është objekt gjykimi për Gjykatën kushtetuese. Pasi : a) dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është ligj; b) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është marrëveshje ndërkombëtare për tu ratifikuar në Kuvend; c) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk është akt normativ i një organi qendror, sipas Kushtetutës; ç) Dekreti i Presidentit për “caktimin (anulimin) e datës së zgjedhjeve” nuk i ka marrë kompetencën asnjë pushteti tjetër qendror dhe vendor”, tha Arben Isaraj. Ai cek në postim edhe faktin që dekreti i Metës është botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas tij, kjo s’do të thotë asgjë në detyrimin për ta zbatuar atë. “Kushtetuta në asnjë germë të saj, nuk thotë se dekreti i Presidentit botohet në Fletoren Zyrtare. As dhe se ai hyn në fuqi kur botohet në Fletoren Zyrtare. Pasi, sipas nenit 117 të Kushtetutës: “Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, të ministrave, të institucioneve të tjera qendrore marrin fuqi juridike vetëm pasi botohen në Fletoren Zyrtare”, dhe “Shpallja e botimi i akteve të tjera normative bëhet sipas mënyrës së parashikuar me ligj””, u shpreh Arben Isaraj./ Mimoza Ibra

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.