Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sokol Olldashi: Klani i Bashës po më sulmon me Fahri Balliun

Sokol Olldashi: Klani i Bashës po më sulmon me Fahri Balliun

Postuar: 13/07/2013 - 10:19

Kandidati për kryetarin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, ka deklaruar dje se, ministrat dhe drejtuesit e shtabeve janë përgjegjësit kryesorë për disfatën në zgjedhjet e 23 Qershorit. Olldashi tha se u ka kërkuar falje militantëve për humbjen. “Janë përgjegjës të gjithë ministrat dhe të gjithë drejtuesit e shtabeve elektorale. Përgjegjësi kemi edhe unë dhe Basha. Unë u kamë kërkuar ndjesë militantëve që ne nuk arritëm të fitonim”, theksoi Olldashi. Ndryshe nga Basha, Olldashi ka deklaruar se është për një zgjerim të Kryesisë së PD dhe jo për ndryshimin e lidershipit aktual. “Kryesia duhet të ketë një zgjerim që të përfshijë brenda të gjithë krerët e degëve në rrethe. Duhet edhe një korpus, me të cilin duhet të këshillohet kryetari për çështje me karakter politik dhe organizativ”, tha ai. Olldashi ka pohuar se lobingje të caktuara po e sulmojnë nëpërmjet Fahri Balliut, duke e pasur fjalën për Bashën. “Nuk do të ishte e udhës që drejtues të PD të bënin fushatë për njërin apo për tjetrin kandidat. Kjo do të rrezikonte të krijonte rreshtime. Kam kaq kohë që e njoh Fahriu Balliun, por nuk e kam kuptuar nëse është i majtë apo i djathtë. Fahriu ka lobingjet e veta”, ka theksuar ai. Kandidati për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, po e përqendron fushatën e tij në sulme dhe akuza të rënda midis kryeministrit të ardhshëm, Edi Rama dhe kryetarit të ri të Kuvendit, Ilir Meta. Olldashi pati dje takime intensive me anëtarë dhe simpatizantë në Peshkopi, Maqellarë, Burrel, Bulqizë dhe në Klos. Nga Peshkopia, Olldashi akuzoi Ramën për politikë destruktive që me konfigurimin e ri në Parlament, rrezikon ta kthejë këtë institucion në një qeli paraburgimi. Olldashi tha se në listën  e deputetëve të PS-së, janë 30 deputetë me precedentë penalë dhe se koalicioni “Rama-Meta” i 1 prillit, ktheu Partinë e Punës. “Rikthimi në 1 Prill i Edi Ramës  nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërisht nevojë që t’i godasim, siç kemi goditur partinë mëmë në vitet 90”, tha Olldashi.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr