
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit, reagon Astrit Patozi: Ky është lajm i mirë!

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2021

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas publikimit të sondazheve të fundit për fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit.
Postimi i Patozit
SONDAZHET E SHTUARA JANË LAJM I MIRË
Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyre të mëdha me njëra-tjetrën janë në fakt sondazhi më i mirë se të dyja blloqet e vjetra të politikës e kanë ndjerë se po u lëkunden themelet.
Ndaj mos u çudisni kur ato të shpeshtohen edhe më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve. As kur rezultatet e tyre të lëkunden si lavjerrës, herë nga e kuqja e herë nga e zeza, sikur të bëhej fjalë për dy vende të ndryshme dhe jo për të njëjtën Shqipëri.
Tek e fundit le të harxhohen pak më shumë se herët e tjera, se lekë korrupsioni i kanë. Dhe le t'i hakërrehen njëri-tjetrit si gjithmonë me fitoret në letër, si tigra prej letre që janë, se në fund fare bashkë do të jenë prapë.
Lajmi i mirë është që ata po djersisin, duke u kacavjerrë pas shifrave që i porosisin vetë, ngaqë janë në vështirësi.
Ndaj edhe zero vëmendje dhe zero shqetësim për sondazhet e tyre, që thjesht demaskojnë merakun e madh që kanë për humbjen e supremacisë.
Shqiptarët e lirë e kanë kuptuar se vota kundër tyre më 25 prill është e vetmja mënyrë për nisjen e rënies së palavdishme të kryetarokracisë, si një sistem i deformuar politik në funksion të interesit personal dhe familjar të 3-4 individëve.
Më të lexuarat


A do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente? Vijnë reagimet nga PDK-ja dhe LDK-ja. Ja çfarë pritet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha takohet me drejtuesit e Shoqatës së Energjisë dhe u jep premtimin e madh

Vijon lufta me koronavirusin, Manastirliu jep lajmin e mirë

“Dukej si një ëndërr e keqe”, Rama tregon ndryshimin e madh që ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë (Pamjet)

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Vendi drejt një tjetër “Lockdown”, paralajmërohet shtim i masave izoluese, partitë kapen në befasi para fushatës

Rakacolli: Masat kufizuese japin efekt në frenimin e pandemisë, do të bëjmë një vlerësim të kujdesshëm

Bujar Leskaj akuza qeverisë: Nivel i lartë i papunësisë dhe varfërisë në vend, programi i PD do rimëkëmbë biznesin dhe ekonominë

PD akuzon Ramën: Tregon përralla në shëtitje propagandistike, ne kemi angazhime konkrete për qytetarët

Thellohet ndarja mes PD dhe LSI, Basha refuzon të dilet me listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër, Kryemadhi shton presionet
