Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Soreca paralajmëron hapje negociatash në tetor: Vijoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reforma në drejtësi perla e Shqipërisë

Postuar: 14/08/2019 - 07:52

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka paralajmëruar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai ka dhënë një intervistë për “Euronews”, ku ka vlerësuar sërish reformën në drejtësi si dhe ka folur për një mundësi në tetor për hapje negociatash. Soreca ka kërkuar që të vijojë më këto ritme që ka nisur lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, pasi kjo do e shpjerë vendin drejt hapjes së negociatave. Soreca ka theksuar vlerat dhe rëndësinë e reformës në drejtësi. Po ashtu ai nuk ka lënë pa përmendur edhe reformën zgjedhore që sipas tij është e rëndësishme të miratohet. "Vendimi në tetor është i rëndësishëm për vendin, por edhe për BE-në, pasi edhe besueshmëria e procesit të zgjerimit është në pikëpyetje. Vendet e interesuara si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut kanë përmbushur detyrimet, por le të them progres të mjaftueshëm për hapjen e negociatave, jo për t'u bërë anëtar i BE-së. Winston Churchill thoshte se 'ky është fundi i fillimit', jo 'fillimi i fundit'. Unë kam besoj se Bashkimi Evropian duhet të mos ua presë shpresat që kanë shqiptarëve”, është shprehur Luigi Soreca gjatë intervistës së dhënë për “Euronews”.

Lufta ndaj korrupsionit

Soreca ka përmendur më tej 15 tetorin, datën ku ministrat do të marrin vendimin si një datë të rëndësishme për Shqipërinë, ku Shqipëria duhet të fokusohet në axhendën e reformave dhe mos humbasë asnjë moment. Duke kthyer në vëmendje raportin e majit të Komisionit Evropian,Soreca, theksoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave.“Procesi i reformave nuk ndal asnjëherë, duhet të vazhdojë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën. Një shembull është lufta kundër korrupsionit që është një sfidë e përditshme, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimi i drogave po ndërron lëkurën në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale.”, ka deklaruar Soreca. Duke përmendur zgjedhjet e 30 qershorit, Soreca theksoi se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t'i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Soreca nuk ka nguruar ta quajë reformën ne drejtësi si “perla e Shqipërisë”, jashtë rajonit apo në botë. “Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të mos e humbasin fokusin, duke marrë parasysh se Eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Evropian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë që dëshiron të bashkohet me familjen europiane", tha Soreca gjatë intervistës për Euronews.

Rama për hapjen e negociatave

Ndërkohë kujtojmë se më datë 8 gusht, kryeministri Edi Rama dha një tjetër intervistë për “Euronews” ku foli për hapjen e negociatave. Kryeministri Rama ka folur i hidhëruar mbi përparësinë që mund të ketë Maqedonia Veriore mbi Shqipërinë në bisedimet e pranimit. Sipas Ramës, vendimmarrja e Këshillit të Evropës nuk bazohet në atë që Shqipëria bën, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare. “Për ne, Evropa nuk është thjesht një proces burokratik, ose nuk është thjesht një bashkim i vendeve të zhvilluara që dëshirojmë, shpresojmë ose ëndërrojmë të bashkohemi. Evropa është ajo që ishte për baballarët themelues, para së gjithash një projekt i paqes dhe bashkëpunimit", ka thënë Rama gjatë intervistës.

Arbjona Çibuku

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:24

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit të 26 nëntorit që na la pas 52 viktima.

Postuar: 11/12/2019 - 12:19

Kryeministri Edi Rama takoi të prekurit nga tërmeti në Laç, ku lejoi të flisnin gratë fillimisht

Postuar: 11/12/2019 - 12:11

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka parë nga afër një tjetër qytet që po vuan nga dëm

Postuar: 11/12/2019 - 12:10

Kreu demokrat, Lulzim Basha nëpërmjet një mesazhi në Facebook ka uruar 29 vjetorin e themelimit t

Postuar: 11/12/2019 - 11:47

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot banorët e Laçit të prekur nga tërmeti, ndërsa ka parë nga a

Postuar: 11/12/2019 - 11:36

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot banorët e Mamurrasit, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti

Postuar: 11/12/2019 - 11:33

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.