BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Politike

Soreca tregon si po i kalon ditët në izolim nga Covid-19: Po punoj çdo ditë, vetën një pjesë e personelit vjen në zyrë!

Soreca tregon si po i kalon ditët në izolim nga Covid-19: Po punoj

Ambasadori i BE Luigi Soreca në një komunikim me qytetarët ka treguar dhe se si po e kalon këtë periudhë të vështirë i izoluar prej koronavirusit.

Soreca ka theksuar se ai vetë po punon çdo ditë ndërsa thotë se personeli nuk shkon i gjithi në punë, një pjesë punon nga shtëpia, pasi duhet të kujdesen për familjet e tyre.

"Ju falenderoj për pyetjen dhe kujdesin. Jemi këtu për të vijuar punën. Unë po punoj cdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Personeli nuk vjen i gjithi në zyrë, është më thelbësori, të tjerët nga shtëpia. Kjo edhe për arsye se duhet të kujdesen për familjen e tyre. Po jetojmë si të gjithë shqiptarët", tha Soreca.