BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës nxjerr prapaskenat dhe ultimatumin e prerë të ndërkombëtarëve: Kufiri i patolerueshëm i vendosur me zë të lartë është…

Sot afati i fundit për Reformën Zgjedhore, Zëri i Amerikës

Thuajse 9 orë bisedime në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim, në praninë e saj dhe të ambasadorëve të Bashkimit europian, Britanisë së Madhe dhe përfaqësuesit të OSBE-së, nuk kanë mjaftuar as të martën që të arrihet një marrëveshje për Reformën zgjedhore. E mërkura duket të jenë lënë si afati i fundit. Kufiri i patolerueshëm duket se është vendosur këtë herë me zë të lartë, dhe janë respektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

“Kufijtë janë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Kjo është ajo që Këshilli europian po i kërkon Shqipërisë që të bëjë”, tha në përfundim të takimit në mbrëmje, ambasadori i BE-së Luigi Soreca. Kjo nuk do të thotë se palët nuk mund të marrin në konsideratë edhe zgjidhje e propozime shtesë, nëse gjejnë gjuhën e përbashkët, por ato nuk duhet të kthehen në një pengesë. Këtë e bëri të qartë ambasadorja Kim. “Qëllimi ynë, është që Shqipëria të mund të përmbushë rekomandimet e ODIHR në mënyrë që ajo të jetë anëtare në BE. Nëse partitë do të arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika që shkojnë përtej rekomandimeve, nuk arrihet atëherë palët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa”, nënvizoi ambasadorja Kim.

Në ndryshim nga më parë përfaqësuesit politik shqiptarë nuk bënë komente. Mbetet e paqartë se në çfarë pikash janë hedhur hapa përpara, dhe cilat janë çështjet ende të hapura. “Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve i është kërkuar që të japin në mënyrë që Shqipëria të fitojë”, tha ambasadorja amerikane. Ambasadori Soreca foli për një qasje konstruktive mes palëve. “I ftoj që të vazhdojnë më të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Të mos e shpërdorojmë këtë impuls, sepse para së gjithash është në interes të shqiptarëve dhe të ardhmes së Shqipërisë në BE”, u shpreh ambasadori Soreca. “Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje më të mira herën tjetër”, deklaroi ambasadori britanik Duncan Norman.

Të tre diplomatët vunë theksin të ndikimi që marrëveshja për reformën zgjedhore pritet të ketë për procesin e integrimit europian të vendit dhe vendimet që Brukseli do të marrë së afërmi. “Shqipëria, aleati dhe miku ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë. Sikurse jeni në dijeni, BE-ja ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it”, theksoi ambasadorja amerikane. Ndërsa ambasadori i BE-së vuri në dukej se “shumë shpejt Komisioni Europian do të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjedhore do ta bëjë më lehtë këtë punë”, deklaroi zoti Soreca./VOA

Më të lexuarat