BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Sot gjykata vendos për aferën e CEZ, Kuvendi kërkon përjashtimin e Fatmira Hajdarit nga trupa gjykuese për shkak të miqësisë me Berishën

Sot gjykata vendos për aferën e CEZ, Kuvendi kërkon

Gjykata e Apelit do të vendosë sot nëse do të pushohen ose jo hetimet për aferën e CEZ. Kuvendi ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa ish-ministrat e tij, por Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pushimin e hetimeve dhe kjo çështje ka shkuar në Apel. Por përmes një letre, kreu i grupit socialist Taulant Balla ka kërkuar që gjyqtarja Fatmira Hajdari të përjashtohet nga trupa gjykuese, për shkak të miqësive që kjo e fundit ka me ish-kryeministrin Berisha. Në argumentin e tij, Balla thekson se shqyrtimi i këtij ankimimi do të shqyrtohet ditën e sotme në Gjykatën e Apelit në dhomën e këshillimit. “Kuvendi me fletë-thirrjen e ardhur me datë 29.05.2020, njoftohet për shqyrtimin e ankimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, në dhomë këshillimi në datë 03.06.2020, me trupë gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Fatmira Hajdari dhe Alaudin Malaj. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, e cila është caktuar si anëtare e trupës gjyqësore që do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga Kuvendi, ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 17 pika 1 shkronja “ë” të Kodit të Procedurës Penale, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme njëanshmërie. Gjyqtaria Fatmira Hajdari ka miqësi familjare me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjaret e tij, fakt ky i njohur botërisht”, tha Balla. Më tej kreu i grupit parlamentar socialist deklaroi se prania e Fatmira Hajdarit në këtë proces do të sjellë njëanshmëri në shqyrtim, duke qenë se të paditur janë pikërisht ish-kryeministri Berisha dhe djali i tij. “Në kushtet kur kallëzimi i Kuvendit implikon shtetasit Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha për lidhje me shtetasin Ndue Kalaj i dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pjesëmarrja e gjyqtares Fatmira Hajdari në shqyrtimin e ankimit të depozituar nga Kuvendi, duke qenë së ka miqësi të afërt me familjen Berisha, përbën shkak për njëanshmëri në shqyrtimin e çështjes”, tha Balla.

Procedimi

Kuvendi i Shqipërisë duke vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e padisë për privatizimin e CEZ është i pambështetur në ligjin procedurial dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar disa elementë të veprës penale. “Kuvendi i Shqipërisë duke vlerësuar se vendimi me nr. 4510/2 Akti, datë 24.01.2020 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për pushimin e procedimit penal nr.7340, datë 19.09.2017, për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 245/1 dhe 287 të Kodit Penal, është i pambështetur në ligjin procedural dhe atë material ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Apelit Tiranë. Kuvendi në këtë procedim, ka evidentuar se persona me autoritet shtetëror me veprime dhe mosveprime duke shpërdoruar funksionin publik në bashkëpunim, gjatë procedurave të privatizimit të OSSH-së, kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera”, “Mashtrimit”, “Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprave penale”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 143, 245/1, 248, 258,dhe 287 të Kodit Penal”, tha Balla.

Më të lexuarat