BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

“Sot hapet kapitull i ri për drejtësinë”, Gjonaj flet për ngritjen e KLP dhe ka një mesazh për Arta Markun

“Sot hapet kapitull i ri për drejtësinë”, Gjonaj flet

Mesazhe inkurajuese për zgjedhjen e anëtarëve të KLP ka dhënë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë fjalës përshëndetëse në mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve që u mbajt sot paradite në Tiranë. Nga kjo mbledhje prokurorët e Shqipërisë që do të zgjedhin sot anëtarët përfaqësues për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, institucioni që siç tha ministrja është një hap i rëndësishëm në procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare.

Duke shpresuar se do të dinë të zgjedhin në krye të KLP-së më të mirët prej tyre, Gjonaj iu drejtua prokurorëve me fjalët: “Është përgjegjësia juaj që përmes një procesi transparent dhe legjitim të zgjidhni anëtarët tuaj për KLP, duke treguar njëherësh edhe vendosmërinë tuaj në reformimin e mëtejshëm të sistemit”.

Ministrja e Drejtësisë shtoi se do të jenë pikërisht anëtarët e zgjedhur të KLP ata që do të duhet të garantojnë zbatimin e drejtë e të ndershëm të rregullave që garantojnë karrierën dhe statusin e prokurorëve dhe të zgjedhin më të mirët dhe më të zotët në funksionet e reja drejtuese në të gjitha nivelet e prokurorisë si dhe të Prokurorisë së Posaçme.

“Pavarësia vendimmarrëse e prokurorëve, barazia e tyre në status me gjyqtarët, garancia për qëndrueshmëri në detyrë dhe promovimin në karrierë, ndarjen përfundimisht nga ndikimi politik dhe një sërë elementësh të tjerë janë risi thelbësore që reforma sjell për prokurorinë shqiptar”, theksoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë nuk kurseu mbështetjen e saj, të ministrisë që drejton por edhe të qeverisë për kapërcimin e të gjitha sfidave me të cilat do të përballen prokurorët për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi për interes të qytetarit, në interes të pasjes së një sistemi drejtësie penale funksionale dhe efiçente.

“Duke filluar nga muaji tjetër, hyn në fuqi sistemi i ri i pagave dhe trajtimit financiar për gjyqtarët dhe prokurorët, duke sjellë kështu të paktën dyfishimin e pagave tuaja si dhe duke rritur garancitë dhe përfitimet e tjera financiare”,- vijoi ministrja. Ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj nuk e kurseu një falënderim të veçantë për Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, për lidershipin e treguar në këtë periudhë tranzitore aspak të lehtë, siç tha ajo.

Pas prokurorëve, ditën e mërkurë është radha e gjyqtarëve të mblidhen për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Me ngritjen e këtyre institucioneve i hapet udhë ngritjes së SPAK, strukturës që do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar deri në nivelet e larta të politikës dhe administratës.

Më të lexuarat