BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Politike

“Sot jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse”, kryeministri Rama ngre ‘alarmin e kuq’ dhe lëshon paralajmërimin e rëndë: Kemi hyrë në zonën e zjarrit! Kujdes mbani larg fëmijët nga këto pamje!

“Sot jam i detyruar t’ju jap këtë video

Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka arritur në 304, kryeministri Edi Rama ka dalë pak minuta më parë me një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një video nga Irani ku po gërmohen gropat për të varrosur viktimat e koronavirusit, kryeministri Rama bën thirrje që duke qenë se jemi zyrtarisht në zonën e zjarrit të mbledhim forcat dhe të respektojmë masat për luftën kundër koronavirusit.

Rama thekson se edhe vendi ynë nëse nuk do t’i kishte marrë në kohë masat parandaluese do të kishte përfunduar si Irani. Jo vetëm kaq, por Rama bën thirrje që të tregohemi të kujdesshëm dhe mos e dhëntë zoti që për pakujdesinë e disave të përfundojmë në atë gjendje.

“*kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur

SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

SOT JAM I DETYRUAR T'JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM VRIMA NË BARRIKADAT TONA!”, shkruan kryeministri Rama krahas videos.

Më të lexuarat