Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Sot kemi hyrë në epokë të re”, çfarë po paralajmëron kryeministri Rama?

Postuar: 12/07/2019 - 20:15

Kryeministri Edi Rama ka inaguruar sot investimin e kompanisë koreanojugore, Yura Corporation për të ndërtuar pjesë teknologjike makinash. Investimi që kap vlerën e 13 milionë eurove do të hapë 600 vende të reja pune në fazën e parë, 1100 në të dytën dhe 4000 në fazën e tretë. Shefi i qeverisë tha se nga sot Shqipëria hyn në një epokë të re.

“Sot kemi hyrë në epokë të re dhe falë pranisë së kësaj kompanie prestigjioze çelim siparin e një faze ku të tjera kompani në tregun e automobilave do shfaqen duke plotësuar dhe zhvilluar një mozaik që ka disa gurë të vegjël në Elbasan e Librazhd në disa filiale modeste, por premtuese dhe këtë gur të rëndësishëm siç është Yura, pas një procesi të gjatë pengesash dhe një procesi jo të shkurtër negocimi”.-tha Rama.

Kryeministri gjithashtu bëri me dije arsyet pse Yura Corporation erdhi në Shqipëri.

“Yura ka zgjedhur të çelë një filial në Poloni e Shqipëri mes shumë zgjedhjesh në Evropë. Kemi transformuar programin e Shqipërisë një euro, nga një program për falje uzinash, kapanonesh e pronash shtetërore të mbetura djerrë si rezultat i kontratave tërësisht të pambështetura në plane serioze e kompani serioze investimesh në një program real investimi që na sjell përmes Yurës 600 vende të reja pune dhe një fazë të dytë afro 1100, duke synuar që suksesi i këtyre dy fazave të para të na çojë te një fazë të tretë siç e parasheh kompania për të arritur në 4 mijë punonjës në rang vendi në Shqipëri,” tha Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 23:59

Kryeministri Edi Rama ka nisur aksionin pas mos hapjes së negociatave me BE.

Postuar: 21/10/2019 - 23:52

Kreu i LZHK-së, Dashmair Shehi  tha se është i gatshëm për të hyrë në zgjedhje të parakohshm

Postuar: 21/10/2019 - 23:45

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Partia Socialiste nuk mbron askënd, por vë drejtësinë të

Postuar: 21/10/2019 - 22:55

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të kët

Postuar: 21/10/2019 - 22:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se opozita ia la të gjitha pushtetet Edi Ramë

Postuar: 21/10/2019 - 22:20

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi  tha se kryeministri Rama po synon që çdo pushtet ta ketë nën

Postuar: 21/10/2019 - 22:15

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit